30 milionë euro garanci sovrane në bujqësi - Detajet e marrëveshjes me 11 banka tregtare, afati i aplikimit deri më 20 nëntor
Qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend për të bërë të mundur aplikimin e garancisë sovrane prej 30 milionë eurosh në sektorin bujqësor. Afati i aplikimit pranë bankave tregtare për kredi përfundon më 20 nëntor 2025 dhe kreditë duhet të disbursohen jo më vonë se 20 dhjetor 2025.
Qëllimi i skemës së garancisë është që të stimulojë huadhënien nga bankat për ti mundësuar ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë si dhe fermerëve të pajisur me NPT, investime për asete fizike dhe teknologjike që rritin kapacitetet prodhuese, cilësinë e prodhimit dhe eficiencën operacionale të tyre.
Sipas marrëveshjes, qeveria merr përsipër të paguajë 70 % të huasë së marrë nga bankat në rastin kur nuk shlyhet nga huamarrësi, por nuk merr përsipër garantimin e interesave, kamatëvonesave dhe penaliteteve apo çdo lloj detyrimi tjetër monetar që buron nga huatë.
Referuar marrëveshjes, totali i kredive të dhëna nga bankat për një huamarrës nuk duhet të kalojë vlerën prej 250 mijë euro dhe afati i kredisë nuk mund të jetë më i shkurtër se tre vjet dhe më i lartë se 5 vjet.
Monedha e huasë do të jetë në monedhën kombëtare Lek dhe norma e interesit të kredive të disbursuara nuk do të jetë më e lartë se 2 %. Tarifat e aplikueshme kundrejt huamarrësve për dhënien e kredisë nuk duhet të jenë në total më të larta se niveli maksimal prej 0.5 për qind.
Bankat duhet të afrojnë kredinë me një periudhë pa pagesë principali prej jo më pak se 12 muaj dhe nuk do të aplikojnë penalitete për shlyerjen e parakohshme të kredisë.
Që të kualifikohen për kredi, subjektet duhet të plotësojnë disa kritere të përcaktuara në marrëveshje.
Konkretisht, aplikanti duhet të jetë subjekt që zhvillon aktivitetin si ndërmarrje mikro, e vogël, e mesme apo fermer me nipt aktiv; të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit; nuk duhet të ketë detyrime të papaguara në momentin e aplikimit; nuk duhet të ketë kredi me probleme; përfaqësuesi i subjektit nuk duhet të jetë gjykuar me vendim të formës së prerë për mashtrim, korrupsion përfshirje në një organizatë kriminale apo çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme që dëmton interesat financiare të fondeve publike si dhe nuk duhet të ketë detyrime në historik dhe në momentin aktual ndaj Ministrisë së Financave që rrjedhin nga skema të mëparshme të garancive shtetërore.

‘Mirënjohje për Forcat Komando’ - Rama: Pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe......

Vengu: Zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci në ndihmë kundër flakëve në Skënderbegas të Gramshit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se “në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi”. Ai informoi......

Inteligjenca Artificiale ndërton shtëpitë e së ardhmes - A mund ta zgjidhë robotika krizën e banesave në Britani?
Krahë robotikë gjigantë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale lëvizin me elegancë në një fabrikë të madhe në Oxfordshire, Angli, duke ndërtuar skelete......

Sa e zhvilluar është Shqipëria në aftësitë digjitale? - RCC: Bizneset tona tejkalojnë ato të BE për marketingun nga rrjetet sociale
Shqipëria tejkalon Ballkanin Perëndimor dhe Evropën për numrin e të diplomuarve në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, në raport me totalin e të gjithë......

SHBA i “druhet” varësisë nga mineralet kritike - Rreth 1 miliard dollarë financime për të nxitur prodhimin vendas
Mineralet dhe materialet kritike janë thelbësore për teknologjinë moderne dhe për zhvillimin industrial, duke luajtur një rol kyç në fusha të ndryshme që nga......

Përmirësohet situata nga zjarret në vend - Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra, nga të cilat 29 janë aktive
Ministria e Mbrojtjes raporton se ditën e sotme situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri,......

Borxhet e familjarëve ndaj OSHEE, mbi 44 mld lekë - Lehtësimet/ Zbatohet skema e re e shlyerjes me këste, përfitojnë edhe bizneset
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi më 21 korrik zbatimin e aktmarrëveshjeve të reja për shlyerjen me këste të detyrimeve të papaguara deri......

Shifrat e zjarreve, Shqipëria larg rekordeve të rajonit/ Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, më të prekurat në dekadën e fundit
Të dhënat e "Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje", për periudhën 2015–2025, tregojnë se Shqipëria ka humbur rreth 233 mijë hektarë nga......