Sa e zhvilluar është Shqipëria në aftësitë digjitale? - RCC: Bizneset tona tejkalojnë ato të BE për marketingun nga rrjetet sociale
Shqipëria tejkalon Ballkanin Perëndimor dhe Evropën për numrin e të diplomuarve në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, në raport me totalin e të gjithë studentëve të diplomuar në vend. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), të rinjtë e diplomuar në këtë fushë përbëjnë 8% të të gjithë të diplomuarve në Shqipëri.
Por pavarësisht kësaj, vendi ynë është shumë mbrapa shteteve të tjera për sa i përket aftësive bazike digjitale apo specialistëve të IT. Pra, edhe pse kemi një përqindje më të lartë të të diplomuarve në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, specialistët e TIK-ut përbënin vetëm 1% të fuqisë punëtore të Shqipërisë, dukshëm më e ulët se mesatarja prej 3% e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo për arsye se këta të rinj shpesh zgjedhin të kontribuojnë për tregun evropian të punës ku një profesion në këtë fushë paguhet më shumë se nga bizneset shqiptare.
Shqipëria ka pasur një përmirësim të dukshëm të aftësive digjitale në krahasim me vitet e mëparshme, por mbetet sërish prapa mesatares së Ballkanit Perëndimor dhe atë të Bashkimit Evropian.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal shprehet ndër të tjera se vendi ynë ka shkallën më të lartë të mbulimit të popullsisë me internet. Gjithashtu, Shqipëria ka numrin më të madh të përdoruesve të shërbimeve publike online në krahasim me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Evropës.
Po për sa i përket transformimit digjital të bizneseve? Bizneset tona i përdorin rrjetet sociale për të promovuar aktivitetin e tyre, më shumë se bizneset evropiane. Megjithatë, vetëm 27% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri kishin të paktën një nivel bazë të intensitetit digjital, duke rënë nën mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 43% dhe atë të Bashkimit Evropian prej 58%.
Zhvillimi i aftësive të nevojshme për transformimin digjital është një ndër synimet kryesore të qeverisë shqiptare. Për këtë arsye janë hartuar dokumente strategjike me disa masa për të mbështetur zhvillimin e aftësive digjitale. Gjithashtu, është investuar në drejtim të ngritjes së qendrave të tekonologjisë dhe inovacionit si TUMO Tirana apo programeve si Digital Valley Albania (DiVA) dhe Digital Jobs Albania.

SHBA i “druhet” varësisë nga mineralet kritike - Rreth 1 miliard dollarë financime për të nxitur prodhimin vendas
Mineralet dhe materialet kritike janë thelbësore për teknologjinë moderne dhe për zhvillimin industrial, duke luajtur një rol kyç në fusha të ndryshme që nga......

Përmirësohet situata nga zjarret në vend - Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra, nga të cilat 29 janë aktive
Ministria e Mbrojtjes raporton se ditën e sotme situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri,......

Borxhet e familjarëve ndaj OSHEE, mbi 44 mld lekë - Lehtësimet/ Zbatohet skema e re e shlyerjes me këste, përfitojnë edhe bizneset
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi më 21 korrik zbatimin e aktmarrëveshjeve të reja për shlyerjen me këste të detyrimeve të papaguara deri......

Shifrat e zjarreve, Shqipëria larg rekordeve të rajonit/ Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, më të prekurat në dekadën e fundit
Të dhënat e "Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje", për periudhën 2015–2025, tregojnë se Shqipëria ka humbur rreth 233 mijë hektarë nga......

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehen sot valutat kryesore!
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë në raport me një ditë më pa4rë sipas kursit të......

Bitcoin arrin rekord të ri - Shkak, pritshmëritë për ulje të normave të interesit dhe politikat mbështetëse
Bitcoin arriti një nivel rekord të enjten, ndërsa pritshmëritë në rritje për një politikë monetare më të butë nga Rezerva Federale shtuan mbështetjen, së......

Gjykata e Apelit i hap dritën e gjelbër Trump - Lejon qeverinë të ndërpresë miliarda dollarë ndihma të huaja
Një gjykatë apeli në SHBA i dha dritën jeshile me vendimin e saj administratës Trump për të pezulluar ose për të ndërprerë miliarda dollarë të financimeve të......

Konsumi i energjisë në SHBA, drejt niveleve rekord - “IA” dhe kriptomonedhat do të nxisin prodhimin në vitet e ardhshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës priten të shënojnë nivele rekord të konsumit të energjisë elektrike gjatë viteve 2025 dhe 2026, sipas raportit të publikuar......