Inteligjenca Artificiale ndërton shtëpitë e së ardhmes - A mund ta zgjidhë robotika krizën e banesave në Britani?
Krahë robotikë gjigantë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale lëvizin me elegancë në një fabrikë të madhe në Oxfordshire, Angli, duke ndërtuar skelete banesash prej druri, një nga materialet më të vjetra të ndërtimit në botë.
Me qeverinë britanike të angazhuar për ndërtimin e 300,000 shtëpive të reja çdo vit, disa ndërtues besojnë se kombinimi i teknologjisë me materiale të gjelbra si druri mund t’i ndihmojë ata të përballojnë sfida si mungesa e fuqisë punëtore dhe objektivat mjedisorë.
Vendi ka mbetur prapa ekonomive të tjera të ngjashme në përdorimin e drurit për ndërtimin e shtëpive. Ndërkohë, Britania në tërësi është një nga shtetet me përhapjen më të ulët të robotikës në ndërtim, sipas institutit të kërkimeve “National Robotarium” në Universitetin Heriot-Watt.
“Po shohim gjithnjë e më shumë ndërtues të mëdhenj dhe të vegjël që po përdorin drurin si mënyrë për të kapërcyer sfidat e fuqisë punëtore dhe të emetimeve të karbonit,” tha Alex Goodfellow, drejtor ekzekutiv i Donaldson Timber Systems. Kompania e tij prodhon struktura shtëpish dhe ndërtesash komerciale prej druri, duke përfshirë mure, dysheme dhe çati, të cilat më pas dërgohen tek ndërtuesit për montim.
Sipas kompanisë, prodhimi i automatizuar kërkon më pak punë fizike dhe ofron një alternativë më të shpejtë, më të lirë dhe më të qëndrueshme krahasuar me tullat, gurët apo blloqet prej betoni. Një studim nga firma e konsulencës në ndërtim Rider Levett Bucknall tregon se ndërtimi me dru është 2.8% më i lirë se ai me muraturë.
Ndërtim më i shpejtë
Fabrika afër Oksfordit në juglindje të Anglisë, prodhon panele prej druri për rreth 100 shtëpi në javë. Projektet futen në sistem në mënyrë digjitale duke përdorur inteligjencën artificiale.
Kompania thotë se robotët dhe lazerët e saj e bëjnë të mundur prodhimin e seksioneve të parapërgatitura që mund të montohen shpejt në kantier. Kjo teknologji shkurton kohën e ndërtimit të një shtëpie me rreth 10 javë në krahasim me metodat tradicionale. Megjithatë, në Angli ekzistojnë ende pengesa për një rritje të ndjeshme të përdorimit të drurit në ndërtim. Ekspertët argumentojnë se materiali nuk përdoret gjerësisht, për shkak të shqetësimeve mbi qëndrueshmërinë.
Sidoqoftë, Shoqata e Drurit Strukturor thotë se këto shqetësime janë adresuar përmes rregulloreve moderne të ndërtimit dhe udhëzimeve të reja për sigurinë ndaj zjarrit. Sipas saj, ky sektor mund të kontribuojë në ndërtimin e rreth një të tretës së objektivit qeveritar prej 300,000 banesash në vit, një nivel që nuk është arritur në Angli që nga vitet 1970. Të dhënat tregojnë se në vend janë ndërtuar afërsisht 200,000 banesa të reja gjatë vitit 2023/24, dhe rreth 40,500 prej tyre ishin shtëpi me skelet prej druri.
Më e gjelbër dhe më e lehtë?
Përveç efikasitetit, kompania Bellway thekson përfitimet mjedisore të drurit. Sipas tyre, druri thith dhe ruan më shumë karbon sesa lëshon. Analiza e kompanisë tregon se blloqet prej betoni janë ndër ndotësit më të mëdhenj në ndërtim.
Megjithatë, origjina e lëndës së parë mbetet një sfidë. Rreth 80% e drurit të përdorur në Mbretërinë e Bashkuar vjen kryesisht nga vendet evropiane, ndërsa vetëm rreth 20% e tullave importohet. Ndërkohë, plakja e fuqisë punëtore thekson nevojën për të shtuar prezencën robotike. Rreth 20% e punëtorëve në ndërtim në Mbretërinë e Bashkuar janë mbi 50 vjeç, dhe 25% e tyre pritet të dalin në pension në dekadën e ardhshme.
Në qershor, qeveria premtoi 40 milionë paund për qendra të teknologjisë robotike në sektorë të ndryshëm, por ekonomistët shpjegojnë se ndërtimi në Britani mbetet shumë prapa vendeve të tjera në përdorimin e robotëve. Në vitin 2023 kishte 1.5 robotë për çdo 10,000 punëtorë ndërtimi në Evropë, krahasuar me 0.6 në SHBA dhe vetëm 0.5 në Britani.
Përveç zëvendësimit të punës fizike, robotika mund të hapë edhe mundësi të reja punësimi, tha Frank O'Reilly, kreu i Donaldson Timber Systems. Pas përfshirjes së robotikës në fabrikë, kompania ka tërhequr më shumë të rinj të apasionuar pas teknologjisë. “Kjo teknologji i nxit të rinjtë ta shohin ndërtimin si një karrierë të ardhshme,” shtoi ai.

Sa e zhvilluar është Shqipëria në aftësitë digjitale? - RCC: Bizneset tona tejkalojnë ato të BE për marketingun nga rrjetet sociale
Shqipëria tejkalon Ballkanin Perëndimor dhe Evropën për numrin e të diplomuarve në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, në raport me totalin e të gjithë......

SHBA i “druhet” varësisë nga mineralet kritike - Rreth 1 miliard dollarë financime për të nxitur prodhimin vendas
Mineralet dhe materialet kritike janë thelbësore për teknologjinë moderne dhe për zhvillimin industrial, duke luajtur një rol kyç në fusha të ndryshme që nga......

Përmirësohet situata nga zjarret në vend - Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra, nga të cilat 29 janë aktive
Ministria e Mbrojtjes raporton se ditën e sotme situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri,......

Borxhet e familjarëve ndaj OSHEE, mbi 44 mld lekë - Lehtësimet/ Zbatohet skema e re e shlyerjes me këste, përfitojnë edhe bizneset
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi më 21 korrik zbatimin e aktmarrëveshjeve të reja për shlyerjen me këste të detyrimeve të papaguara deri......

Shifrat e zjarreve, Shqipëria larg rekordeve të rajonit/ Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, më të prekurat në dekadën e fundit
Të dhënat e "Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje", për periudhën 2015–2025, tregojnë se Shqipëria ka humbur rreth 233 mijë hektarë nga......

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehen sot valutat kryesore!
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë në raport me një ditë më pa4rë sipas kursit të......

Bitcoin arrin rekord të ri - Shkak, pritshmëritë për ulje të normave të interesit dhe politikat mbështetëse
Bitcoin arriti një nivel rekord të enjten, ndërsa pritshmëritë në rritje për një politikë monetare më të butë nga Rezerva Federale shtuan mbështetjen, së......

Gjykata e Apelit i hap dritën e gjelbër Trump - Lejon qeverinë të ndërpresë miliarda dollarë ndihma të huaja
Një gjykatë apeli në SHBA i dha dritën jeshile me vendimin e saj administratës Trump për të pezulluar ose për të ndërprerë miliarda dollarë të financimeve të......