Gjermania shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak - Projektligji parashikon regjistrim të detyrueshëm, rekrutim në rast nevoje
Dhoma e ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, filloi shqyrtimin e një projektligji për të rishikuar modelin e shërbimit ushtarak të vendit. Kabineti federal gjerman e miratoi në gusht projektligjin për shërbimin ushtarak, që parashikon masa për regjistrim dhe vlerësim të detyrueshëm.
Sipas projektligjit, ky shërbim do të mbetet vullnetar. Megjithatë, qeveria mund ta bëjë atë të detyrueshëm me miratimin e Bundestagut, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet ose nëse rekrutimi vullnetar rezulton i pamjaftueshëm.
Projektligji rikthen gjithashtu masat për regjistrimin e detyrueshëm. Të gjithë meshkujt gjermanë, sapo të mbushin 18 vjeç, do të duhet të plotësojnë një pyetësor “online” për gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të shërbyer në ushtri. Gjermania e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011 dhe që atëherë ushtria gjermane (Bundeswehr) është transformuar në një forcë vullnetare.
Gjatë leximit të parë të projektligjit, debati kryesor u përqendrua në një sistem propozues shorti. Blloku konservator CDU/CSU kishte propozuar më parë rekrutimin e detyrueshëm përmes shortit në rast mungese të trupave, një masë që u kundërshtua ashpër nga Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë.
Ndërkohë, Partia e Gjelbër dhe Partia e Majtë e kritikuan projektligjin si të nxituar dhe pa konsensus, duke kërkuar dorëheqjen nga çdo formë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, shprehu gjithashtu dyshime për sistemin e shortit, duke thënë se "e ardhmja e të rinjve nuk mund të vendoset me short". Disa qytetarë mendojnë se reforma e mundshme në shërbimin ushtarak po ndikohet nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.
“Duhet t’i edukojmë fëmijët dhe adoleshentët tanë, duke investuar në arsim, në vend që të bëjmë armatosje të vazhdueshme. E gjithë kjo është për shkak të NATO-s dhe fuqisë së saj udhëheqëse, Shteteve të Bashkuara. Ata kërkojnë që Gjermania të rrisë forcat e armatosura,” tha një ish-anëtare e Bundestagut gjerman.

Dyfishohen kostot e motit ekstrem në Evropë - Dëmet mund të arrijnë në 126 miliardë euro deri në vitin 2029
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se "nuk mund të përballojë uljen e ambicieve për klimën dhe qëndrueshmërinë", pasi ka zbuluar koston reale të dëmeve të......

“Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm/ Malaj: Parashikojmë të gjenerojmë 6.6 mld euro të ardhura vjetore
Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të......

Zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore/ Guvernatori Sejko në Mbledhjen Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore......

“Tirana Marathon”, rrugët që bllokohen të dielën/ Policia plan masash. Rama: Edicioni i 9- të, ngjarje e madhe sportive
“Tirana Marathon” mbledh nesër mijëra vrapues nga e gjithë bota. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video nga aktivitete të mëparshme të......

Kontratat ushtarake, me rregulla të reja prokurimi/ KAYO përfshihet për herë të parë si autoritet kontraktor për nevojat e industrisë së mbrojtjes
Rregullat për blerjen e pajisjeve ushtarake kanë ndryshuar, ndërsa nuk do të ndiqet më as procedura klasike e prokurimit në kontrata. Në Fletoren Zyrtare......

S&P zhvlerëson Francën në A+/ Përmend rreziqet që vijnë nga ulja e deficitit buxhetor
Agjencia e vlerësimit të kreditit, S&P njoftoi se ka ulur vlerësimin për Francën në A+ nga AA që ishte më parë, duke përmendur rreziqet që mund të vijnë nga......

Ballkani Perëndimor drejt një tregu pune të sigurt e pa informalitet/ Bashkëpunim rajonal për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë
Me finalizimin e projektit “Përmirësimi i Menaxhimit të Migracionit të Sigurt dhe të Rregullt në Rajon”, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka hedhur një hap......

Borxhet për faturat e OSHEE/ Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 80.44 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pësoi rritje tejet të lehtë gjatë 8 - mujorit të parë këtij viti, në......