Europa Postuar më 3 Prill 2026, 09:56

Ekonomia gjermane, në rrezik - Përgjysmohen parashikimet e rritjes, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve

Nga Dorian Koça

Ekonomia gjermane, në rrezik - Përgjysmohen parashikimet e rritjes, si

Ekonomia gjermane do të rritet me vetëm 0.6 përqind në vitin 2026, në vend të 1.3 përqind të parashikuar më parë. Ky është parashikimi i instituteve kryesore ekonomike gjermane. Vitin e ardhshëm, rritja pritet gjithashtu të jetë më e ulët, vetëm 0.9 përqind, në vend të 1.4 përqind të planifikuar më parë.

Ky është një lajm i keq për Gjermaninë, e cila ka qenë në recesion për vite me radhë dhe regjistroi vetëm një rritje të vogël vitin e kaluar. Çmimet e energjisë tani do ta pengojnë rimëkëmbjen ekonomike, megjithëse ajo bazohej kryesisht në investime në ushtri dhe infrastrukturë. Për këto dy fusha, qeveria e Friedrich Merz (CDU) ka marrë hua një trilion euro për vitet e ardhshme.

Analiza nga ekspertët ekonomikë tregon se çmimet e energjisë do të shkaktojnë inflacion, të paktën përkohësisht. Çmimi i gazit i bën plehrat kimike më të shtrenjta dhe kjo ndikon në çmimet e ushqimeve. Kostoja e transportit të mallrave gjithashtu rritet. Ndërsa shtrenjtimi çmimeve ul konsumin.

Gjashtë muaj më parë, të njëjtat institute ekonomike llogaritnin një rritje të çmimeve të konsumit prej 2 përqind këtë vit dhe 2.3 përqind vitin tjetër.

Ekspertët kundërshtojnë ndërhyrjet shtetërore në tregun e energjisë dhe në vend të kësaj propozojnë "masa të synuara sociale" që do të zbutnin goditjen në xhepat e qytetarëve.

Supozohet se Qeveria federale do të ulë parashikimin zyrtar të rritjes në ditët në vijim, që deri më tani ka qenë 1 përqind. Parashikimet e pranverës janë të rëndësishme, sepse tregojnë se sa do të jenë të ardhurat nga taksat. Rritje më e ulët do të thotë më pak konsum dhe për këtë arsye më pak para’ në thesarin e shtetit, duke rritur presionin mbi Qeverinë për të kursyer.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat