Shqipëria Postuar më 2 Prill 2026, 17:42

Reforma e Legalizimeve, Rama: Së shpejti ngrejmë një sistem të ri me kritere të qarta

Nga SCAN TV

Reforma e Legalizimeve, Rama: Së shpejti ngrejmë një sistem

Kryeministri Edi Rama foli sot për procesin e legalizimeve në Shqipëri. Gjatë një takimi me qytetarët në Kashar Rama tha se një pjesë e legalizimeve janë të pamundura me ligjin aktual. Por ai e bëri të qartë se puna me legalizimet vijon. “Janë bërë shumë legalizime, janë bërë rreth 300 mijë. Një pjesë e tyre janë të pamundura me ligjin aktual, jo është mbi kolektror, jo është mbi rrugë. Por gjithësesi një pjesë tjetër duhen bërë sepse mund të bëhen. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e ka bërë kërkesën që në 2010 duhet të presë akoma, ndërkohë që dikush që e ka bërë kërkesën në 2018, ta marrë më para. S’mund ta fillosh ta mbarosh bllokun, sepse pastaj i bie që ai tjetri pastaj te blloku tjetër, që po pret që në 2010, të vazhdojë të presë akoma, ndërkohë që këtu te ky blloku, ai që e ka bërë kërkesën në 2018 ta marrë legalizimin më parë. Prandaj ajo që kemi kërkuar dhe do bëhet tani, është se do bëhet një sistem tani me kritere të qarta, me vite dhe njerëzve do u thuhet prit se jemi në vitin X. Kjo do krijojë më shumë qartësi për njerëzit. Gjithësesi puna vazhdon dhe legalizime bëhen përvit. Ne po dixhitalizuar të gjitha hartat, sepse kadastra e ka informacionin nëpër harta dhe deri më tani janë skanuar 54 milionë fletë. Kështu që llogariteni vet sa punë e madhe është bërë”, tha mes të tjerash Rama.

Ndërkohë në takim Rama foli edhe për zhvillimet e ekonomisë e në mënyrë të veçantë të sektorit të turizmit. “Ndryshimi i pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare ka ardhur si rezultat i faktit që kemi pasur edhe se çfarë të tregojmë, jo thjesht që kemi ditur si ta tregojmë dhe besoj që ajo që kemi pasur çfarë të tregojmë është një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri tjetër. Ne kur kemi filluar këtë punë, Shqipëria kishte 2 milionë e ca turistë, ku për turistë numëroheshim edhe ne që ktheheshim nga udhëtimet jashtë shtetit. Pra numëroheshin të gjithë ata që hynin në kufij, pavarësisht se kishin pasaportë shqiptare apo kishin pasaportë të huaj.  Kemi arritur në 12 milionë me pasaportë të huaj. Ne nuk i numërojmë vetëm për turistë ose për vizitorë në Shqipëri. Sigurisht për pasaportë të huaj janë dhe shqiptarë që kanë marrë një pasaportë tjetër, po ata që vijnë me pasaportë të huaj, pavarësisht se mund të jenë njerëz që kthehen për pushime ose kthehen për të parë familjarët, në të gjithë botën numërohen tek vizitorët. Në atë kohë mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri ishte 300-400 milionë euro në vit. Tanimë, ne kemi kaluar 1.5 miliardët dhe të gjitha këto janë para që hyjnë në ekonomi. Kështu që, i kemi ndryshuar faqen Shqipërisë, po patjetër që kemi plot gjëra që duhet të ndryshojnë. Çfarë dua të them me këtë? Rritet ekonomia, duke ndërtuar më shumë apartamente, blihen më shumë apartamente, mirëpo kjo rritje shkon në proporcion të zhdrejtë me infrastrukturën, me nevojat e tjera dhe megjithëse ne bëmë një zgjidhje për një shkollë, prapë unë nuk besoj që kemi zgjidhur ndonjë gjë të madhe sepse duhet dhe një tjetër dhe një tjetër dhe një tjetër. Flas për shkollën, po nëqoftëse flasim për shërbimin parësor shëndetësor, prapë edhe ai është problem se janë gjitha këta njerëz. Të gjitha këto janë sfida” u shpreh kryeministri Rama.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat