“Shqipëria mbetet një vend i sigurt” - Paralajmërimi i ambasadës së SHBA, Lamallari: Nuk ka rrezik real

Një ditë më parë, Ambasada e SHBA në Tiranë kërkuar rritjen e vigjilencës nga qytetarët. Sipas kësaj ambasade, grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.
Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u shpreh se nuk ka asnjë informacion konkret, qoftë edhe inteligjencë, për një situatë rreziku real.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, u kam kërkuar strukturave të Policisë, konkretisht strukturave të Antiterrorit, të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Policisë Kriminale, të jenë në komunikim me zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane, nga të cilat me përgjegjësi të plotë konfirmoj se është komunikuar, e nuk ka asnjë informacion konkret, qoftë edhe inteligjencë, për një situatë rreziku real. Së dyti, kjo është në vazhdën e të gjitha postimeve, deklaratave që bëhen standard në të gjitha vendet e botës ku ka shqetësime të ndryshme.
Sipas ministrit Lamallari, Shqipëria dhe Policia e Shtetit prej disa kohësh kanë marrë masa të shtuara sigurie, jo lidhur me postimin e djeshëm, por prej disa kohësh, dhe kjo bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin.
Konkretisht me konfliktin e armatosur dhe luftën në Lindjen e Mesme, ku sigurisht janë të angazhuara maksimalisht Policia e Shtetit, strukturat e Antiterrorit, Policisë Kriminale, FNSH-së dhe sigurisë publike, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të paktën dy ambasada në vend. Pra, ky është një fakt që nuk ka lidhje me postimin e djeshëm, ka nisur kohë më parë dhe ka një vlerësim nga Policia e Shtetit lidhur me rreziqet e mundshme të terrorizmit apo elementëve të tjerë kriminalë. Ka edhe një plan veprimi, i cili bën bashkë me detyra specifike çdo strukturë përgjegjëse në Policinë e Shtetit.
Ministri i Punëve të Brendshme e mbylli fjalën e tij duke theksuar se, fakt është që Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë.
Standarde të reja për cilësinë e ajrit - Drafti/ Vlera të reja kufi dhe monitorim më i rreptë. Shtohen ndotësit që duhen matur
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim të ri për vlerësimin e cilësisë së ajrit dhe kërkesat për ndotësit, duke synuar......
Kush po qëndron jashtë tregut të punës? Inaktiviteti në punësim shënoi ulje të lehtë gjatë 2025-ës
Inaktiviteti në punësim i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është e angazhuar në një vend pune dhe as nuk kërkon aktivisht një të tillë. Ky......
Centralet e rinj, 262 MW iu shtuan prodhimit vendas - Ndikimi nga rritja e impianteve diellore, privati zotëron 55% të totalit
Rreth 262 MW iu shtuan kapacitetit prodhues vendas të energjisë elektrike gjatë vitit 2025, duke arritur një total prej 3478 MW. Sipas Entit Rregullator të......
“Milionerët” e bankave, kush i ka lekët? Reth 137 mijë depozitues mbajnë 59% të kursimeve të sigurueshme
Në bankat shqiptare kursimet po rriten, por bashkë me to po bëhet më i dukshëm edhe hendeku mes depozituesve. Raporti Vjetor për vitin 2025 i Agjencisë së......
Lehtësohen kostot për sipërmarrjet - Mbështetje për biznesin pas rritjes së pagës minimale
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për bizneset, e cila synon të lehtësojë kostot......
Ngadalësohen negociatat? - Rama: Ide e krijuar nga media “Të rinjtë shqiptarë do të trajtohen njësoj si europianët”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë lidhur me procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, kreu I qeverisë......
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati
Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në bashkëbisedim me......
Gjermanët blejnë karburant më lirë në Poloni - Kushton 0,8 euro për litër më pak se në vendin e tyre
Drejtuesit gjermanë të automjeteve u dyndën përtej kufirit drejt Polonisë të mërkurën në kërkim të karburantit më të lirë, pasi çmimet u rritën disa cent për......


