Analiza Postuar më 2 Prill 2026, 10:58

“Milionerët” e bankave, kush i ka lekët? Reth 137 mijë depozitues mbajnë 59% të kursimeve të sigurueshme

Nga Xhorxhina Deda

“Milionerët” e bankave, kush i ka lekët? Reth 137

Në bankat shqiptare kursimet po rriten, por bashkë me to po bëhet më i dukshëm edhe hendeku mes depozituesve. Raporti Vjetor për vitin 2025 i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se depozitat e sigurueshme të individëve arritën në 1.38 trilionë lekë në fund të vitit, me një rritje vjetore prej 8.8%. Por, pesha kryesore e këtyre kursimeve vazhdon të qëndrojë te një grup relativisht i vogël depozituesish.

Numri i depozituesve individë që sigurohen nga skema e sigurimit të depozitave në
sistemin bankar, në fund të vitit 2025 është 2.92 milionë.

Shifrat flasin se depozituesit individë me më shumë se 2.5 milionë lekë në bankë arritën në 137,554 dhe mbanin gjithsej 819.6 miliardë lekë. Në anën tjetër, 1.78 milionë depozitues me shuma deri në kufirin e sigurimit prej 2.5 milionë lekësh zotëronin 567.8 miliardë lekë. E përkthyer në përqindje, kjo do të thotë se grupi me depozita mbi 2.5 milionë lekë mban 59% të depozitave të sigurueshme të individëve, ndërsa pjesa tjetër 41%. 

Kontrasti bëhet edhe më i fortë kur shifrat lexohen në mesatare. Nga një përllogaritje mbi të dhënat e raportit del se një depozitues i grupit mbi 2.5 milionë lekë ka mesatarisht rreth 5.96 milionë lekë në bankë, ndërsa një depozitues i grupit tjetër rreth 319 mijë lekë. Pra, mesatarisht, depozituesit e grupit të parë mbajnë gati 19 herë më shumë para se pjesa tjetër.

Në panoramën e përgjithshme, sistemi bankar shqiptar mbylli vitin 2025 me 1.84 trilionë lekë depozita, në rritje me 9.1% krahasuar me një vit më parë. Nga këto, 1.74 trilionë lekë ishin depozita të sigurueshme, ose 94.9% e totalit.

Sa i përket monedhës, peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 49.3%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.6%. Gjatë vitit 2025 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video