Shqipëria Postuar më 2 Prill 2026, 11:05

Lehtësohen kostot për sipërmarrjet - Mbështetje për biznesin pas rritjes së pagës minimale

Nga Ernilda Luzi

Lehtësohen kostot për sipërmarrjet - Mbështetje për

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për bizneset, e cila synon të lehtësojë kostot financiare që vijnë si pasojë e rritjes së pagës minimale në vend. Përmes kësaj nisme, bizneset do të përfitojnë kompensim financiar për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre.

Sipas skemës, periudha e kompensimit përfshin muajt nga janari deri në shtator të vitit 2026. Kjo masë është ndërmarrë për të mbështetur sipërmarrjet në përballimin e rritjes së detyrimeve financiare, duke garantuar njëkohësisht stabilitet në tregun e punës.

Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme janë bizneset që kanë punonjës me paga në intervalin 40.000 deri në 49.999 lekë, bazuar në nivelin e pagës së deklaruar në muajin shtator 2025. Për këta punonjës, shteti do të mbulojë një pjesë të kontributeve për periudhat kontributive nga janari deri në shtator 2026.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se procesi i aplikimit do të kryhet tërësisht online, përmes portalit e-Albania. Bizneset e interesuara duhet të aplikojnë përmes shërbimit të dedikuar “Kërkesë për kompensim financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

Ndërkohë, lista e plotë e bizneseve përfituese është publikuar në faqen zyrtare puna.gov.al, ku subjektet mund të verifikojnë nëse janë pjesë e skemës mbështetëse, duke mundësuar transparencë dhe akses të plotë.

Kjo nismë është pjesë e paketës së politikave që synojnë mbështetjen e sipërmarrjes dhe formalizimin e tregut të punës, duke amortizuar efektet e rritjes së pagës minimale në ekonomi.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video