“Prona shtetërore gjeneron të ardhura për buxhetin” - Ibrahimaj: Korporata e Investimeve, bazuar tek praktikat më të mira europiane

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një interpelance në Kuvend kërkuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku iu përgjigj pyetjeve lidhur me Korporatën Shqiptare të Investimeve.
Ibrahimaj u shpreh se kjo Korporatë është bazuar tek praktikat më të mira europiane dhe i sjell shtetit të ardhura.
“Qëllimi i saj është të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe të krijojë një model që tashmë funksionon në Europë, ku të gjitha asetet publike shfrytëzohen në mënyrë më të mirë dhe më të qëndrueshme për gjenerimin e të ardhurave për shtetin. Korporata është subjekt i monitorimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në veprimtarinë e saj ka pasur kontroll të performancës çdo vit që nga krijimi. Detyrat e lëna nga KLSH janë adresuar dhe realizuar me përkushtim. Me Korporatën e Investimeve, shteti nuk është më një menaxher pasiv, por aktiv. Nëse deri në atë moment prona shitej me çmim reference, tanimë shteti sillet si sipërmarrës. Është një model ku prona shtetërore përdoret për të gjeneruar investime dhe për të rritur vlerën e pronës shtetërore”, tha Ibrahimaj.
Më tej, ministrja dha shifra mbi projektet e zhvilluara nga korporata e investimeve.
“Merr një pronë që është aset i degraduar, në partneritet me privatin e zhvillon, shteti përfiton përshembull një stadium të ri dhe modern, një parkim të madh nëntokësor dhe sipërfaqe për zyra. Pra jep 15 mijë m2 dhe merr në këmbim një stadium me 14 mijë vende, para dhe godina me vlerë 40 mln euro. Në total, Korporata ka dhënë në dispozicion, nëpërmjet autorizimeve të qeverisë rreth 100 mijë m2 tokë, që po të shiteshin nga ana e shtetit, do të siguronin 28 milion euro. Nëpërmjet Korporatës, mundësojnë financim të plotë të projekteve publike, tashmë të negociuara me partnerin privat, në një vlerë 420 mln euro, si dhe 44 milion euro kontribut për Korporatën”, u shpreh Ibrahimaj.
Korporata Shqiptare e Investimeve u krijua në vitin 2019 dhe ka më shumë se 6 vite që funksion.
50-lekëshi, monedha e vetme që u falsifikua në 2025/ Minimum historik i kartëmonedhave false. U sekuestruan vetëm 107
Në një vit kur në ekonominë shqiptare qarkulluan rreth 504 miliardë lekë, falsifikatorët lanë gjurmë minimale. Raporti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025......
“Shqipëria mbetet një vend i sigurt” - Paralajmërimi i ambasadës së SHBA, Lamallari: Nuk ka rrezik real
Një ditë më parë, Ambasada e SHBA në Tiranë kërkuar rritjen e vigjilencës nga qytetarët. Sipas kësaj ambasade, grupet e lidhura me Iranin mund të......
Standarde të reja për cilësinë e ajrit - Drafti/ Vlera të reja kufi dhe monitorim më i rreptë. Shtohen ndotësit që duhen matur
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim të ri për vlerësimin e cilësisë së ajrit dhe kërkesat për ndotësit, duke synuar......
Kush po qëndron jashtë tregut të punës? Inaktiviteti në punësim shënoi ulje të lehtë gjatë 2025-ës
Inaktiviteti në punësim i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është e angazhuar në një vend pune dhe as nuk kërkon aktivisht një të tillë. Ky......
Centralet e rinj, 262 MW iu shtuan prodhimit vendas - Ndikimi nga rritja e impianteve diellore, privati zotëron 55% të totalit
Rreth 262 MW iu shtuan kapacitetit prodhues vendas të energjisë elektrike gjatë vitit 2025, duke arritur një total prej 3478 MW. Sipas Entit Rregullator të......
“Milionerët” e bankave, kush i ka lekët? Reth 137 mijë depozitues mbajnë 59% të kursimeve të sigurueshme
Në bankat shqiptare kursimet po rriten, por bashkë me to po bëhet më i dukshëm edhe hendeku mes depozituesve. Raporti Vjetor për vitin 2025 i Agjencisë së......
Lehtësohen kostot për sipërmarrjet - Mbështetje për biznesin pas rritjes së pagës minimale
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për bizneset, e cila synon të lehtësojë kostot......
Ngadalësohen negociatat? - Rama: Ide e krijuar nga media “Të rinjtë shqiptarë do të trajtohen njësoj si europianët”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë lidhur me procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, kreu I qeverisë......


