Shqipëria Postuar më 2 Prill 2026, 13:39

“Përshkallzimi i konfliktit, ndikim në ekonominë shqiptare” - BSH: Në fillim të majit do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare

Nga Dorian Koça

“Përshkallzimi i konfliktit, ndikim në ekonominë

Konflikti ushtarak në lindjen e mesme ka sjellë tashmë një realitet të ri për tregjet ndërkombëtare dhe nëse përshkallëzohet do të këtë ndikime serioze edhe për ekonominë shqiptare në të ardhmen.

Sipas Drejtorit të Departamentit të Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli, jemi përballë një goditje oferte, e cila është e ngjashme me konfliktin ushtarak në Ukrainë

Ndërkohë, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%.

Sipas Themelit, në fillim të muajit maj, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rimarrë edhe një herë në shqyrtim qëndrimin e politikës monetare pasi të vërejë të gjitha zhvillimet që do të ndodhin në muajin prill.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat