Shqipëria Postuar më 2 Prill 2026, 19:17

Shqipëria mes 40 vendeve aleate për Hormuzin, ministri Hoxha: Përpjekje të koordinuara për rihapjen e rrugës detare kritike

Nga SCAN TV

Shqipëria mes 40 vendeve aleate për Hormuzin, ministri Hoxha:

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka qenë pjesë e takimit virtual të thirrur nga Sekretarja britanike Cooper për ngushticën e Hormuzit. Në një postim në X ministri Hoxha bën të ditur: “Sot mora pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, që bëri bashkë homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.

Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet.

Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat