Volkswagen, 1 miliard euro për IA - Kompania synon të rrisë efikasitetin e të përshpejtojë zhvillimin e makinave
Volkswagen do të investojë deri në 1 miliard euro për inteligjencën artificiale deri në vitin 2030, duke integruar këtë teknologji në çdo sektor të aktivitetit të saj. Me këtë hap, kompania synon gjithashtu të realizojë miliarda euro kursime.
Lajmi u bë publik në panairin e automjeteve në Mynih, më i madhi në Evropë, ku prodhuesit europianë po prezantojnë modele të reja elektrike dhe përditësime teknologjike për të konkurruar me rivalët kinezë.
Investimi do të përqendrohet në zhvillimin e automjeteve të mbështetura nga intelgjenca artificiale, aplikimet industriale dhe zgjerimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit me performancë të lartë, tha Volkswagen në një deklaratë. Kursimet e pritshme llogariten deri në 4 miliardë euro deri në vitin 2035.
Grupi gjerman po përjeton ndryshime të thella në dy tregjet kryesore të tij, Kinë dhe Gjermani, ndërsa punon për modele të reja dhe ka kryer shkurtime të mëdha të kostove.
Të dielën, kompania prezantoi një koncept për një automjet sportiv të vogël elektrik, si pjesë e përpjekjeve për të ofruar makina të përballueshme për konsumatorët.
Sipas kompanisë, inteligjenca artificiale do të përshpejtojë ndjeshëm procesin e zhvillimit të modeleve dhe teknologjive të reja.
"Për ne, kjo teknologji është çelësi për më shumë shpejtësi, cilësi dhe konkurrueshmëri përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, nga zhvillimi i automjetit deri te prodhimi," deklaruan burime zyrtare të Volkswagen.

Transporti detar nga Durrësi, në 7 muaj hynë dhe dolën 350 mijë udhëtarë
Porti i Durrësit shënon një rritje tjetër në shifrat e transportit të udhëtarëve. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Autoritetit Portual të Durrësit......

Tiranë, Këshilli Bashkiak shton edhe 78 kredi të buta për strehim
Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të fundit miratoi shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të......

‘Lidershipi’ i Henry Kissinger vjen në shqip, Kryeministri Rama autor i parathënies
I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo......

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027
Në vitin 2027 parashikohet të shënohet rekordi i parë historik në botën e pasurisë personale. Elon Musk mund të bëhet trilioneri i parë i botës. Sipas......

Inspektorati i Punës, me “dorë të hekurt” ndaj shkeljeve - Shtohen ndëshkimet, Muçaj: 35 milionë lekë gjoba në 7 muaj
Për 7 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer rreth 5500 inspektime në subjekte. Në një intervistë për Scan Tv, kryeinspektori Eljo Muçaj, evidentoi......

Konferenca Vjetore e IAIS në Tiranë/ Drejtoresha e AMF: Mundësi për prezantimin e Shqipërisë në tregje!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen......

“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës” - Rama: Listë e zezë për paligjshmërinë në ndërtime
“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit Rama teksa prezantohej paketa me masat ligjore për mbrojtjen e......

“Shqipëria, e integruar në BE për pagesat” - Sejko: SEPA, ndikim në imazhin e vendit dhe rritjen e investimeve të huaja
Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), Shqipëria konsiderohet tashmë e integruar në Bashkimin Evropian në aspektin e pagesave. Kështu......