Amerika Postuar më 25 Dhjetor 2025, 10:59

Pezullimi i projekteve të energjisë së erës - Katër guvernatorë, kërkesë administratës Trump

Nga Dorian Koça

Pezullimi i projekteve të energjisë së erës - Katër

Katër guvernatorë demokratë i shkruan Sekretarit të Brendshëm të SHBA-së, për t'i kërkuar administratës Trump të heqë ndalesën për pesë projekte të energjisë së erës në det të hapur në Bregun Lindor. Më herët, Departamenti i Brendshëm ia kishte atribuor pezullimin e kontratave të qirasë për projektet, shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Por, Guvernatorët e Nju Jorkut, Konektikatit, Masaçusetsit ai i Rhode Island, i hodhën poshtë këto pretendime, duke thënë se projektet tashmë i ishin nënshtruar një shqyrtimi të gjerë federal, duke përfshirë një vlerësim që trajtonte konsideratat e sigurisë kombëtare.

Ata thanë se as Departamenti i Brendshëm dhe as ndonjë agjenci tjetër, përfshirë Pentagonin, nuk i informuan shtetet e tyre për një rrezik të ri përpara pezullimeve.

“Shfaqja e papritur e një ‘kërcënimi të ri për sigurinë kombëtare’ duket të jetë më pak një gjetje legjitime dhe racionale e faktit dhe më shumë një justifikim për një rezultat të paracaktuar në përputhje me kundërshtimin personal të deklaruar shpesh nga Presidenti ndaj energjisë së erës në det të hapur”, shkruan guvernatorët.

Pezullimi ishte goditja e fundit për zhvilluesit e energjisë së erës në det të hapur, të cilët janë përballur me ndërprerje të përsëritura të projekteve të tyre multi-miliardë dollarëshe nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili ka thënë se i konsideron turbinat me erë të shëmtuara, të kushtueshme dhe joefikase.

Agjencitë, përfshirë Departamentet e Brendshme dhe Tregtisë të SHBA-së dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit, kanë qenë duke zbatuar një direktivë për të pezulluar të gjitha miratimet e reja të nevojshme për projektet e energjisë së erës si në tokë ashtu edhe në det të hapur, në pritje të një shqyrtimi të praktikave të qiradhënies dhe lejeve.

Më herët këtë muaj, një gjyqtar federal hodhi poshtë vendimin e administratës Trump për ndalimin e të gjitha miratimeve federale për projektet e reja të energjisë së erës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat