CEFTA lehtëson shërbimet turistike - Synohen më pak barriera për operatorët në tregjet rajonale

Në Kuvend është depozituar projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, që synon t’u hapë më shumë rrugë agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë për të ofruar shërbime në tregun rajonal me më pak barriera dhe me rregulla më të unifikuara. Vendimi, i miratuar më tetor 2024, bazohet në parimet e Direktivës së BE-së për shërbimet, por zbatohet vetëm mes palëve të CEFTA-s dhe vetëm për operatorë që vijnë nga këto vende.
Së pari, për operatorët turistikë synohet akses më I mirë në tregun rajonal dhe trajtimi I barabartë, duke garantuar mosdiskriminimin. Kjo do të thotë se një operator nga Shqipëria, në parim, nuk duhet të trajtohet më ndryshe vetëm sepse vjen nga një palë tjetër e CEFTA-s, duke e zgjeruar kështu hapësirën ku mund të ofrojë shërbime.
Së dyti, krijon mundësinë për të ofruar shërbime mbi baza të përkohshme në një palë tjetër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), pa pasur si kusht hapjen e një zyre atje. Për të shmangur burokracitë e ndryshme nga vendi në vend, parashikohet që pala pritëse, kur e konsideron të nevojshme, të kërkojë një deklaratë paraprake në format elektronik.
Më tej, dokumenti synon lehtësimin e procedurave të marrjes së licensës për aktivitetet e agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë. Praktikisht, ideja është që rregullat të jenë më të qarta dhe të krahasueshme në të gjithë hapësirën e CEFTA, që operatorët të mos përballen me barriera të ndryshme kur lëvizin nga një treg në tjetrin.
Vendimi gjithashtu vendos edhe kufizime ndaj pengesave që u kushtojnë kohë dhe para operatorëve. Parashikohet që palët të mos vendosin si kusht kërkesa që e vlerësojnë ofrimin e shërbimit, si licensë shtesë ose deklarata të dyfishta, si edhe të shmangen kufizimet diskriminuese për përfitime financiare, vetëm sepse operatori ka prani tregtare në një palë tjetër, pasi këto janë pikërisht ato bllokime që e bëjnë të vështirë zgjerimin e një operatori në tregun rajonal, edhe kur shërbimet janë të përkohëshme.
Mbi 70% e deficitit mbulohet me huamarrje të brendshme - Kredia nga jashtë përdoret kryesisht për rifinancim të borxhit ekzistues
Për të mbuluar deficitin buxhetor 63.7 miliardë lekësh, qeveria do të mbështetet kryesisht në huamarrje të brendshme gjatë vitit të ardhdhëm, ndërsa një......
Teknologjia inovative e printimit 3D - Sistemi i ri përdor dritën si një aktivizues preciz
Nga objektet e përditshme te muskujt artificialë të tipit fibra për aktivizim robotik, një teknologji inovative e printimit 3D e bazuar në fotopolimerizim po......
Licencat e energjisë elektrike - ERE, rregulla të reja. Kërkon të dhëna për pronësinë e tokës ku ndërtohen centralet
Deklarim i vendndodhjes së saktë të impiantit gjenerues dhe mënyrës së disponimit të pronës ku parashikohet ndërtimi apo funksionimi i centralit”. Këto janë......
Rreth 766 mijë pasagjerë në muajin nëntor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, pikë e rëndësishme e udhëtimit në rajon
Gjatë muajit nëntor, 765,890 pasagjerë kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin e njëmbëdhjetë të vitit u......
Zhvillimi i sektorit minerar - Strategjia e re: Fokusi te përpunimi i mineraleve në vend, parashikohet rritje me 30%
Transformimi i Shqipërisë nga një eksportues i lëndëve të papërpunuara në një aktor të integruar në zinxhirin evropian të furnizimit me lëndë të para......
Porti i Durrësit, rritje në mallra e pasagjerë/ Janar–Nëntor, 3.5 milionë ton mallra të përpunuara
Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë 11 muajve të......
Shqiptarët “ndanë” 759 milionë euro nga pagat - 11-mujori/ Mbushet arka e shtetit, nga 1 Janari rritet paga minimale
Të punësuarit në vend kanë paguar afro 759 milionë euro deri në muajin Nëntor si tatim mbi të ardhurat personale, ku peshën më të madhe e zë tatimi i pagave......
Bizneseve u kthehen 253 milionë euro - Rimbursimi i TVSH-së në 2025-ën, 80% e kërkesave u miratuan pa kontroll
1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......





