Rreth 766 mijë pasagjerë në muajin nëntor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, pikë e rëndësishme e udhëtimit në rajon

Gjatë muajit nëntor, 765,890 pasagjerë kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin e njëmbëdhjetë të vitit u realizuan 4,490 fluturime, në 67 destinacione dhe 21 shtete, ku 5 destinacionet kryesore ishin Milano, Londra, Roma, Bolonja dhe Piza.
Në këtë aeroport gjatë nëntorit operuan 20 linja ajrore. Edhe këtë muaj Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijoi të forconte rolin e tij si një nga pikat më të rëndësishme të udhëtimit në rajon. TIA mbetet porta kryesore e udhëtimeve për shqiptarët dhe vizitorët që zgjedhin të fluturojnë nga dhe drejt Tiranës.
Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë nëntorit hynë në Shqipëri 1.282 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 1,4 %, krahasuar me nëntorin 2024. Nga ana tjetër, 1.322 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë dalë nga Shqipëria, duke shënuar një rritje vjetore me 3,7%.
Pjesa më e madhe e këtyre lëvizjeve kanë qenë nga Aroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Gjithashtu, TIA po investon në digjitalizim dhe përmirësim të përvojës së udhëtarëve, përmes portave elektronike për kontrolle kufitare më të shpejta; skanerëve të avancuar të sigurisë; zgjerimit të parkimit me mbi 1.900 vende dhe një strukturë shumëkatëshe; bordimit me karta digjitale, duke shmangur pritjet në sportele. Këto masa kanë rritur ndjeshëm efikasitetin dhe kanë krijuar një përvojë më të lehtë dhe më të shpejtë për pasagjerët.
Zhvillimi i sektorit minerar - Strategjia e re: Fokusi te përpunimi i mineraleve në vend, parashikohet rritje me 30%
Transformimi i Shqipërisë nga një eksportues i lëndëve të papërpunuara në një aktor të integruar në zinxhirin evropian të furnizimit me lëndë të para......
Porti i Durrësit, rritje në mallra e pasagjerë/ Janar–Nëntor, 3.5 milionë ton mallra të përpunuara
Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë 11 muajve të......
Shqiptarët “ndanë” 759 milionë euro nga pagat - 11-mujori/ Mbushet arka e shtetit, nga 1 Janari rritet paga minimale
Të punësuarit në vend kanë paguar afro 759 milionë euro deri në muajin Nëntor si tatim mbi të ardhurat personale, ku peshën më të madhe e zë tatimi i pagave......
Bizneseve u kthehen 253 milionë euro - Rimbursimi i TVSH-së në 2025-ën, 80% e kërkesave u miratuan pa kontroll
1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......
Një tjetër vit i vështirë për tregtinë globale? - Sipas ekspertëve, 2026 do të jetë viti i pasojave të tarifave
Sistemi global tregtar, që po përfundon një nga vitet e tij më transformuese të shekullit të kaluar, po shkon drejt një tjetri duke u përballur me më shumë......
FMN paralajmëron Serbinë - “Rrezikon goditjen fiskale nga zgjidhja e zgjatur e NIS”
Serbia përballet me një ndikim fiskal prej 1-2% të PBB-së nëse negociatat për çështjen e rafinerisë së saj të vetme të kontrolluar nga Rusia, NIS, të......
Greqia, 2.5% të turizmit global këtë vit - Të ardhurat nga sektori për dhjetë muaj arritën 22.4 miliardë euro
Pjesa e Greqisë në tregun global të turizmit vlerësohet në 2.5%, sipas një studimi nga Banka Kombëtare e Greqisë (NBG). Greqia pozicionohet në pesë vendet e......
Vendet me rritjet më të forta të pagave - Parashikimet për Evropën në vitin 2026
Pagat reale në eurozonë janë rikuperuar kryesisht pas rënies së ndjeshme gjatë periudhës së inflacionit të lartë të vitit 2022, sipas Bankës Qendrore......





