Shqiptarët “ndanë” 759 milionë euro nga pagat - 11-mujori/ Mbushet arka e shtetit, nga 1 Janari rritet paga minimale

Të punësuarit në vend kanë paguar afro 759 milionë euro deri në muajin Nëntor si tatim mbi të ardhurat personale, ku peshën më të madhe e zë tatimi i pagave sipas fashave të përcaktuara nga qeveria.
Të dhënat e Ministrisë së Financave, tregojnë se nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Nëntor 2025, u mblodhën 15.8 miliardë lekë apo 158 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke regjistruar një kapërcim prej 26.2% dhe duke u kthyer kështu në zërin me perfomancën më pozitive ndër të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore.
Gjithashtu edhe në raport me planin, janë mbledhur 19 milionë euro ose 0.8% më shumë parashikimi i bërë për këtë periudhë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, kjo vlerë ka pasur një rritje progresive dhe është në nivel rekord nëse do ta krahasojmë me muajin Nëntor të dekadës së fundit.
Po ashtu edhe në 11 mujor, ka pasur një kapërcim nga viti në vit i të ardhurave nga ky zë, duke arritur në nivel rekord të kësaj dekade.
Sipas administratës tatimeve, rritja e të ardhurave nga TAP në vitin 2025 tregon se bizneset po reflektojnë për formalizim dhe për t’iu përgjigjur detyrimit ligjor.
Ndikim në perfomancë ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që në fazën e parë, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre. Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
Nga ana tjetër vendosja e pagave të referencës në turizëm përgjatë këtij vitit, duket se ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pagesave të deklaruara nga ana e bizneseve në këtë sektor në sezon, duke sjellë kështu dhe rritje të detyrimeve të paguara. Një tjetër masë ishte vendosja e pagave të referencave në sektorin e ndërtimit, duke sjellë automatikisht një rritje në këtë treg dhe reflektim në tatimin e paguar.
Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë edhe reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi i paguar mbi pagën që punonjësit marrin të jetë më i lartë.
Ndërkaq, pritet perfomancë edhe më pozitive në këtë drejtim gjatë vitit të ardhshëm, duke qenë se paga minimale rritet në 500 mijë lekë dhe do të futet në fuqi skema e indeksimit të pagave për disa sektorë në nivelin 2.5 %. Të hyrat nga Tatimi mbi të ardhurat personale përfshin edhe të ardhurat mbi qiratë apo mbi interesat, por peshën më të rëndësishme e zënë ato nga pagat.
Bizneseve u kthehen 253 milionë euro - Rimbursimi i TVSH-së në 2025-ën, 80% e kërkesave u miratuan pa kontroll
1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......
Një tjetër vit i vështirë për tregtinë globale? - Sipas ekspertëve, 2026 do të jetë viti i pasojave të tarifave
Sistemi global tregtar, që po përfundon një nga vitet e tij më transformuese të shekullit të kaluar, po shkon drejt një tjetri duke u përballur me më shumë......
FMN paralajmëron Serbinë - “Rrezikon goditjen fiskale nga zgjidhja e zgjatur e NIS”
Serbia përballet me një ndikim fiskal prej 1-2% të PBB-së nëse negociatat për çështjen e rafinerisë së saj të vetme të kontrolluar nga Rusia, NIS, të......
Greqia, 2.5% të turizmit global këtë vit - Të ardhurat nga sektori për dhjetë muaj arritën 22.4 miliardë euro
Pjesa e Greqisë në tregun global të turizmit vlerësohet në 2.5%, sipas një studimi nga Banka Kombëtare e Greqisë (NBG). Greqia pozicionohet në pesë vendet e......
Vendet me rritjet më të forta të pagave - Parashikimet për Evropën në vitin 2026
Pagat reale në eurozonë janë rikuperuar kryesisht pas rënies së ndjeshme gjatë periudhës së inflacionit të lartë të vitit 2022, sipas Bankës Qendrore......
Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës
Sezoni i festave ka ardhur dhe për shumë qytetarë blerja e lodrave është kthyer në një nga aktivitetet kryesore të kësaj periudhe. Kjo kohë e vitit......
Sa festa zyrtare do të ketë në 2026-ën? Banka e Shqipërisë publikon kalendarin. Shqipëria ndër vendet me më shumë festa në kontinent
Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij. Çdo vend ka kalendarin e......
Ministri Salla: Mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se me aktin normativ të fundvitit mbështetja për......





