Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2025, 15:40

Ministri Salla: Mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë

Nga SCAN TV

Ministri Salla: Mbështetja për fermerët përmes Skemës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se me aktin normativ të fundvitit mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë. Me këtë akt normativ janë alokuar 2 miliardë lekë shtesë për Skemën Kombëtare, drejtpërdrejt në shërbim të fermerëve.

Sipas Ministrit Salla, kjo mbështetje e shtuar synon uljen e kostove të prodhimit dhe garantimin e vijimësisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale Made in Albania. Ai theksoi se Skema Kombëtare mbetet një nga instrumentet kryesore të qeverisë për forcimin e prodhimit vendas dhe për mbështetjen konkrete të ekonomisë rurale.

Ministri Salla informoi se deri tani 65 mijë fermerë kanë përfituar nga Skema Kombëtare, ndërsa 49 800 prej tyre janë mbështetur me naftë në masën 100%. Sipas tij, akti normativ garanton pagesën e plotë për çdo fermer të kualifikuar brenda vitit buxhetor, duke siguruar korrektësi dhe transparencë në zbatimin e skemës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat