Zhvillimi i sektorit minerar - Strategjia e re: Fokusi te përpunimi i mineraleve në vend, parashikohet rritje me 30%

Transformimi i Shqipërisë nga një eksportues i lëndëve të papërpunuara në një aktor të integruar në zinxhirin evropian të furnizimit me lëndë të para kritike”. Ky është synimi i politikës për modernizimin, riciklimin dhe diversifikimin e zinxhirit të plotë të vlerës në sektorin minerar, parashikuar në draft-Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e këtij sektori në përiudhën 2026–2040.
Sipas dokumentit, sektori dominohet ende nga aktivitete të lidhura me materialet e ndërtimit, çka krijon boshllëqe në zhvillimin e metaleve kritike. Ndërkohë që, prodhimi metalor mbetet modest krahasuar me volumin e gurëve gëlqerorë (rreth 38 mln ton), duke rrezikuar portofolin rezervë kombëtar.
Gjithashtu, specifikohet se aktualisht, vetëm 20–35% e mineralit të kromit përpunohet në produkte përfundimtare (ferro krom), 100% e mineralit të bakrit deri në nivel koncentrati, përpunohet në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër eksportohet në formë të papërpunuar drejt tregjeve të huaja, kryesisht përmes kontratave me kompani ndërkombëtare që kryejnë pasurimin dhe rafinimin jashtë vendit. “Ky model, megjithëse ka gjeneruar të ardhura afatshkurtra, nuk garanton zhvillim industrial dhe punësim të qëndrueshëm, apo rritje të qëndrueshme të PBB-së kombëtare”, - thuhet në dokument. “Edhe më problematik mbetet niveli shumë i ulët i riciklimit të mbetjeve metalike dhe mineraleve sekondare, që aktualisht nuk i kalon 5%, shumë poshtë mesatares së Bashkimit Evropian prej 25–30%”, - shtohet më tej.
Ndërkaq, zbatimi i masave të parashikuara në Strategji synon ndryshimin e kësaj panorame. Në treguesit e arritjes parashikohet që deri në vitin 2030, të paktën 30% e xeherorit të kromit, bakrit dhe nikelit të përpunohet brenda territorit shqiptar. Po ashtu, parashikohet një rritje me 50% e volumit të materialeve të ricikluara në industrinë minerare dhe metalurgjike deri ne 2040, si dhe rekuperimi dhe valorizimi i minimumi 20% të sterileve ekzistuese deri në vitin 2040.
Porti i Durrësit, rritje në mallra e pasagjerë/ Janar–Nëntor, 3.5 milionë ton mallra të përpunuara
Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë 11 muajve të......
Shqiptarët “ndanë” 759 milionë euro nga pagat - 11-mujori/ Mbushet arka e shtetit, nga 1 Janari rritet paga minimale
Të punësuarit në vend kanë paguar afro 759 milionë euro deri në muajin Nëntor si tatim mbi të ardhurat personale, ku peshën më të madhe e zë tatimi i pagave......
Bizneseve u kthehen 253 milionë euro - Rimbursimi i TVSH-së në 2025-ën, 80% e kërkesave u miratuan pa kontroll
1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......
Një tjetër vit i vështirë për tregtinë globale? - Sipas ekspertëve, 2026 do të jetë viti i pasojave të tarifave
Sistemi global tregtar, që po përfundon një nga vitet e tij më transformuese të shekullit të kaluar, po shkon drejt një tjetri duke u përballur me më shumë......
FMN paralajmëron Serbinë - “Rrezikon goditjen fiskale nga zgjidhja e zgjatur e NIS”
Serbia përballet me një ndikim fiskal prej 1-2% të PBB-së nëse negociatat për çështjen e rafinerisë së saj të vetme të kontrolluar nga Rusia, NIS, të......
Greqia, 2.5% të turizmit global këtë vit - Të ardhurat nga sektori për dhjetë muaj arritën 22.4 miliardë euro
Pjesa e Greqisë në tregun global të turizmit vlerësohet në 2.5%, sipas një studimi nga Banka Kombëtare e Greqisë (NBG). Greqia pozicionohet në pesë vendet e......
Vendet me rritjet më të forta të pagave - Parashikimet për Evropën në vitin 2026
Pagat reale në eurozonë janë rikuperuar kryesisht pas rënies së ndjeshme gjatë periudhës së inflacionit të lartë të vitit 2022, sipas Bankës Qendrore......
Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës
Sezoni i festave ka ardhur dhe për shumë qytetarë blerja e lodrave është kthyer në një nga aktivitetet kryesore të kësaj periudhe. Kjo kohë e vitit......





