Amerikanët, “skeptikë” për veprimet e Trump - Sipas sondazhit, vendosja e tarifave po dëmton ekonominë dhe tregjet
Shumica e amerikanëve besojnë se Presidenti Donald Trump po tregohet shumë “i çrregullt” në lëvizjet e tij për të “shkundur” ekonominë e SHBA-së, ndërsa vendosja e tarifave ndaj disa prej partnerëve kryesorë tregtarë të vendit godet tregjet e aksioneve, zbuloi një sondazh i ri i Reuters/Ipsos.
Rreth 57% e të anketuarve, duke përfshirë një në tre republikanë, thanë se politikat e presidentit kanë qenë të paqëndrueshme dhe përpjekjet e tij për të taksuar importet kanë shkaktuar një luftë tregtare globale.
Në vend të kësaj, amerikanët duan që Trump të vazhdojë të përqendrohet në luftimin e çmimeve të larta, edhe pse ka shqetësime në rritje se politikat e tij do të rrisin kostot, zbuloi sondazhi.
Vendosja e tarifave nga Trump ndaj aleatëve si Kanadaja dhe Meksika dhe refuzimi i tij për të përjashtuar një recesion ka frikësuar tregjet amerikane. S&P 500 ka humbur më shumë se 3 trilionë dollarë në vlerë që nga kulmi i të gjitha kohërave muajin e kaluar. Si përgjigje, Shtëpia e Bardhë ka thënë se disa probleme ekonomike afatshkurtra mund të jenë të nevojshme që Trump të zbatojë agjendën e tij tregtare, që synon të rikthejë prodhimin në SHBA.
Në përgjithësi, 44% e të anketuarve thanë se e miratonin punën që Trump po bënte si president. Por sondazhi pati vlerësim të dobët në çështjen e kostos së jetesës, ku vetëm 32% e të anketuarve e miratuan performancën e tij.
Dhe 70% e njerëzve, duke përfshirë nëntë në 10 demokratë dhe gjashtë në 10 republikanë, thanë se prisnin që tarifat më të larta do t'i bënin produktet ushqimore dhe blerjet e tjera të rregullta më të shtrenjta.
Për pjesën më të madhe të karrierës së tij politike, Trump, një zhvillues i pasurive të paluajtshme, i kthyer në yll të realitetit televiziv, ka vënë në dukje fuqinë e tregut të aksioneve si një tregues të shëndetit ekonomik. Por që nga kthimi në detyrë, ai e ka minimizuar atë.
“Tregjet do të rriten dhe do të ulen. Ne duhet të rindërtojmë vendin tonë”, tha Trump. Ky është një ndryshim i mprehtë në raport me mandatin e tij të parë.
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se duhet durim, duke e quajtur performancën e tregut "një fotografi të një momenti në kohë, dhe ne presim që do të ketë ditë të mira dhe do të ketë ditë të këqija, por në fund të fundit, Ëall Street dhe Main Street do të përfitojnë nga politikat e këtij presidenti, siç bënë në mandatin e tij të parë".
Inflacioni ishte ndjeshëm shqetësimi kryesor i të anketuarve në sondazh. Gjashtë në dhjetë të anketuar thanë se kjo ishte çështja që ata mendonin se Trump duhet t'i jepte përparësi.
Disa analistë kanë paraqitur një pamje më të zymtë. Banka e investimeve J.P. Morgan e sheh rrezikun e një recesioni të SHBA-së këtë vit në rreth 40% dhe e konsideron një rënie ekonomike edhe më të mundshme nëse Trump ndjek një tjetër valë të planifikuar tarifash në prill.
Shtëpia e Bardhë ka rritur taksat për mallrat e prodhuara në Kinë dhe të mërkurën ka rritur taksat për një gamë të gjerë pjesësh të importuara të automobilave dhe traktorëve, materialeve të ndërtimit dhe pjesëve të makinerive, shumica e të cilave janë blerë nga Kanadaja dhe Meksika. Kanadaja dhe Bashkimi Evropian u zotuan të mërkurën se do të hakmerren me barrierat e tyre tregtare ndaj produkteve amerikane.
Inflacioni, që u rrit nën paraardhësin e Trump në detyrë, demokratin Joe Biden, mbetet i lartë dhe pritet të rritet për shkak të tarifave, thonë analistët.
Sondazh

“Shqiptarët kërkojnë punë të mirëpaguara” - Bajraktari: Bizneset po zgjedhin të punësojnë gjithnjë e më shumë të huaj
Tregu i punës në Shqipëri po ndryshon me ritme shumë të shpejta. Nga viti në vit, gjithnjë e më shumë të huaj po shpërngulen në vendin tonë për të......

Bizneset kërkojnë taksë të sheshtë - Kërkesat për partitë politike. Nga taksa e pronës, tek TVSH-ja e turizmi
Bizneset shqiptare kërkojnë implementimin e një sistemi të ri fiskal i cili ka si bazë rikthimin e taksës së sheshtë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,......

Prokurimet i kursejnë buxhetit 20.4 mln euro - Gonxhe: Janë lehtësuar procedurat dhe rritur transparenca
Afro 20.4 milionë euro janë kursyer nga buxheti i shtetit në një vit për shkak të tenderimeve efikase të bëra përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara......

Tregtia me pakicë e mbyll vitin 2024 në rritje - Hidrokarburet kanë ndikuar më shumë në zgjerimin e volumit
Shifrat e Institutit të Statistikave, tregojnë se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, arriti në 129.5 duke shënuar një rritje më 7.8% në......

Bizneset italiane “hedhin sytë” nga Kina - Kërkojnë bashkëpunim me Pekinin për automjetet elektrike
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Kinë-Itali Lorenzo Riccardi vlerësoi angazhimin e Pekinit për hapjen e mëtejshme të ekonomisë për bizneset e huaja. Ai theksoi......

Certifikimi B-Corp për kompanitë në Shqipëri - Ambasadori italian: Ka avantazhe të shumta. Shkodra: Nisim program mbështetjeje
Përfitimet nga certifikimi B-Corp i sipërmarrjeve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun shqiptar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar nga Ambasada......

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yeldi mesatar i ponderuar arriti në 2,73% në ankandin e fundit
Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër vlerë minimale. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar......

Shqiptarët ikin jashtë, të huajt punojnë këtu! - ISHP: Gjatë vitit të kaluar, 14% më shumë punonjës të huaj se në 2023
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri rezultonin të punësuar gjithsej 1536 të huaj. Të dhënat nga raporti më i fundit i Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se......