Tregtia me pakicë e mbyll vitin 2024 në rritje - Hidrokarburet kanë ndikuar më shumë në zgjerimin e volumit
Shifrat e Institutit të Statistikave, tregojnë se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, arriti në 129.5 duke shënuar një rritje më 7.8% në tremujorin e katërt të vitit 2024.
Por, duke e krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur me 1.5%.
Por cili është ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë?
Referuar të dhënave, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt të 2024, është rritur me 5.3%, grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,6 %, dhe në grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, volume i shitjeve është rritur 5,9 % si dhe në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 13,7 %.
Këto rritje, janë shënuar duke krahasuar me periudhën e tremujorit të katërt të vitit 2023.
Por si kanë kontribuar grupet në tregtinë me pakicë?
Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar me 2.6 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +3,3 pikë përqindje.
Por, në tremujorin e katërt të 2024, volume i shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,4 %, ndërsa, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka pësuar rritje me 1,3 % dhe volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 1,9 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Por, grupi “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, ka shënuar rritjen më të madhe në volumin e shitjeve, të përshtatur sezonalisht duke u rritur me 3,8 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Sondazh

Bizneset italiane “hedhin sytë” nga Kina - Kërkojnë bashkëpunim me Pekinin për automjetet elektrike
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Kinë-Itali Lorenzo Riccardi vlerësoi angazhimin e Pekinit për hapjen e mëtejshme të ekonomisë për bizneset e huaja. Ai theksoi......

Certifikimi B-Corp për kompanitë në Shqipëri - Ambasadori italian: Ka avantazhe të shumta. Shkodra: Nisim program mbështetjeje
Përfitimet nga certifikimi B-Corp i sipërmarrjeve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun shqiptar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar nga Ambasada......

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yeldi mesatar i ponderuar arriti në 2,73% në ankandin e fundit
Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër vlerë minimale. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar......

Shqiptarët ikin jashtë, të huajt punojnë këtu! - ISHP: Gjatë vitit të kaluar, 14% më shumë punonjës të huaj se në 2023
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri rezultonin të punësuar gjithsej 1536 të huaj. Të dhënat nga raporti më i fundit i Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se......

Trump premton kundërpërgjigje ndaj tarifave të BE - Paralajmërimi rrezikon përshkallëzimin e luftës tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ai do t'u përgjigjet tarifave hakmarrëse të Bashkimit Evropian, ndërsa lufta tregtare globale vazhdon......

Rama në konferencë me komisioneren Kos: Ambicia jonë, shqiptarët me pasaportë europiane brenda kësaj dekade!
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos në Kryeministri vendit, Edi Rama u shpreh se,......

Rusia vendos kushtet për armëpushim - Kremlini i paraqet SHBA-së kërkesat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Rusia u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një listë kërkesash për të arritur një marrëveshje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe rivendosjen e marrëdhënieve......

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën i cili pritet të hapet më 14 mars. Nga video......