Bizneset italiane “hedhin sytë” nga Kina - Kërkojnë bashkëpunim me Pekinin për automjetet elektrike
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Kinë-Itali Lorenzo Riccardi vlerësoi angazhimin e Pekinit për hapjen e mëtejshme të ekonomisë për bizneset e huaja. Ai theksoi potencialin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Italisë në sektorin e automjeteve elektrike.
Bota ndoqi me vëmëndje Pekinin javën e kaluar, ndërsa vendi zhvilloi "dy seancat" e tij vjetore, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin politik të vendit që u referohet takimeve të legjislaturës më të lartë, Kongresit Popullor Kombëtar.
Në raportin e punës së qeverisë, Kina ripohoi angazhimin e saj për zgjerimin e ekonomisë dhe stabilizimin e tregtisë së jashtme dhe investimeve të huaja.
"Është e qartë se Kina po reflekton një rritje të qëndrueshme me një politikë që po nxit investimet e huaja, po promovon tregtinë dypalëshe me vende si Italia, por është edhe e qëndrueshme në politikat e saj. Pra, ne e konsiderojmë se kjo për një periudhë afatgjatë mund të jetë një avantazh për kompanitë italiane të interesuara për t’u kthyer sërish në Kinë ose të fillojnë një projekt të ri", tha Riccardi.
Ai tha se Dhoma po u kushton vëmendje të veçantë mundësive për bashkëpunim me Kinën në tregun e makinave elektrike.
"Një aspekt që dua të theksoj është sektori i automobilave dhe po flas veçanërisht për tregun e automjeteve elektrike. Ne konsiderojmë se, natyrisht, Kina është tregu numër një, prodhuesi numër një dhe po promovon më shpejt këtë trend të ri. Ne mendojmë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Italia mund të sjellin vlerë në zinxhirin e furnizimit, por edhe në tregun e automjeteve elektrike në Kinë.
Ne besojmë se kjo është një fushë praktike ku ekspertiza italiane, cilësia e 'Made in Italy' mund të bashkëpunojë edhe me Pekinin,” theksoi kreu i Dhomës së Tregtisë.
Sondazh

Certifikimi B-Corp për kompanitë në Shqipëri - Ambasadori italian: Ka avantazhe të shumta. Shkodra: Nisim program mbështetjeje
Përfitimet nga certifikimi B-Corp i sipërmarrjeve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun shqiptar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar nga Ambasada......

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yeldi mesatar i ponderuar arriti në 2,73% në ankandin e fundit
Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër vlerë minimale. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar......

Shqiptarët ikin jashtë, të huajt punojnë këtu! - ISHP: Gjatë vitit të kaluar, 14% më shumë punonjës të huaj se në 2023
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri rezultonin të punësuar gjithsej 1536 të huaj. Të dhënat nga raporti më i fundit i Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se......

Trump premton kundërpërgjigje ndaj tarifave të BE - Paralajmërimi rrezikon përshkallëzimin e luftës tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ai do t'u përgjigjet tarifave hakmarrëse të Bashkimit Evropian, ndërsa lufta tregtare globale vazhdon......

Rama në konferencë me komisioneren Kos: Ambicia jonë, shqiptarët me pasaportë europiane brenda kësaj dekade!
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos në Kryeministri vendit, Edi Rama u shpreh se,......

Rusia vendos kushtet për armëpushim - Kremlini i paraqet SHBA-së kërkesat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Rusia u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një listë kërkesash për të arritur një marrëveshje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe rivendosjen e marrëdhënieve......

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit: Gati më 14 mars!
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën i cili pritet të hapet më 14 mars. Nga video......

Investitorët globalë, me “sytë” nga Shqipëria - AIDA në panairin e pasurive të paluajtshme në Francë
Për herë të parë, Shqipëria merr pjesë me mbështetjen e AIDA-s (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) në MIPIM Cannes 2025, panairi më i madh në......