Shqipëria Postuar më 13 Mars 2025, 12:28

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yeldi mesatar i ponderuar arriti në 2,73% në ankandin e fundit

Nga Dorian Koça

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yeldi

Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor kanë regjistruar një tjetër vlerë minimale. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar arriti në 2,73%, ndjeshëm poshtë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Interesi për këtë instrument të borxhit ka qenë tepër I lartë, ku në ankand numri I kërkesave ka qenë 29 për një total prej rreth 16,9 miliardë lekësh. Por, në përfundim u pranuan vetëm 13 kërkesa për shumën 12 miliardë lekësh.

Të njëjtën tendencë rënëse kanë regjistruar edhe bonot 6-mujore, ku yieldi mesatar i ponderuar u regjistrua në 2,63%.

Për të investuar në bono thesari dhe obligacione, qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në akandet e Bankës së Shqipërisë ose të investojnë në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve, të pensioneve dhe institucioneve të tjera të autorizuara për investim në këto instrumente.

Gjatë vitit 2025 totali i emetimeve pritet të jetë rreth 356.40 mld lekë dhe instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono thesari 12-mujore.

Ndërkohë, rreth një muaj më parë Shqipëria doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond 10-vjeçar me vlerë 650 milionë euro, kupon 4.75% dhe me normë interesi (yield) 5%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat