Shqipëria Postuar më 13 Mars 2025, 13:46

“Shqiptarët kërkojnë punë të mirëpaguara” - Bajraktari: Bizneset po zgjedhin të punësojnë gjithnjë e më shumë të huaj

Nga Ledina Elezi

“Shqiptarët kërkojnë punë të

Tregu i punës në Shqipëri po ndryshon me ritme shumë të shpejta. Nga viti në vit, gjithnjë e më shumë të huaj po shpërngulen në vendin tonë për të punuar.

Por, çfarë mendojnë ekspertët lidhur me arsyet që i shtyjnë bizneset për të marrë më shumë punonjës të huaj?

Elda Bajraktari, shprehet se në Shqipëri ka një mospërputhje midis kushteve të punës që ofron punëdhënësi dhe kërkesave të punëmarrësit, gjë që ka bërë që bizneset të drejtohen te punonjësit nga jashtë.

“Zhvillimi i bizneseve, që do të thotë pjesa e zgjerimit të tyre me operacione, me facilitete të tjera shtesë, ka rritur kërkesën për punëmarrës të tjerë. Megjithatë, kjo për mendimin tim si eksperte e punësimit dhe si person që jam marrë me ndërmjetësim rekrutimi, ky është vetëm një ndër elementët. Elementi më  thelbësor te pjesa pse tregu shqiptar po ju drejtohet shtetasve të huaj për t'i punësuar ata këtu, është se ata nuk po bien në një marrëveshje me punëmarrësit shqiptarë. Punëmarrës në tregun e punës, të lirë, që janë të gatshëm për të filluar një punë të re, ka, madje ka shumë, por problemi është se punëmarrësi po kërkon diçka shumë të shpejtë dhe të mirëpaguar, ndërkohë që punëdhënësi po vonohet në vendimmarrje dhe nuk po ofron atë që kërkon punëmarrësi. Problemi tjetër që unë konstatoj në këtë aspekt është që fatmirësisht, punëmarrësit shqiptarë janë ndërgjegjësuar për të drejtat që kanë, por kjo po kthehet në një problem nga punëdhënësit shqiptarë, të cilët duke ju shmangur këtyre të drejtave, duke ju shmangur plotësimit të kushteve ashtu siç duhet për punëdhënësit shqiptarë, po i orientohen tregut të huaj, shtetasve të huaj”.

Sipas saj, janë të shumtë ata që vijnë nga Filipinet për të punuar në Shqipëri, por nuk mungojnë edhe punonjësit nga Ukraina, Rusia, apo Gjeorgjia.

“Pjesa më e madhe janë nga Filipinet, të cilët janë kryesisht për pjesën domestic, pra punëtore shtëpie dhe për pjesën e hoteleri-turizmit, sidomos në periudhën e sezonit. Pjesë tjetër janë shtetas të huaj nga Rusia, apo nga Ukraina, apo nga Gjeorgjia, të cilët mbulojnë sektorin e IT-së”.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në fund të 2024, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u regjistrua në 68.3%, duke shënuar një rritje vjetore me 1.6 % dhe një rënie tremujore me 0.8%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat