Energjia elektrike, 8 procedime në polici - OSSH, kontrolle gjatë natës. 30% e humbjeve në rrjet, për shkak të vjedhjeve

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle gjatë natës për vjedhjen e energjisë, teksa 8 procedime janë depozituar në polici për vjedhje të energjisë elektrike nga familjarë dhe biznese për linja të dyta dhe ndërhyrje në matës.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se kontrollet dhe verifikimet në kabina, matësa dhe linja për objekete që abuzojnë me energjinë janë kryer nga Malësia e Madhe deri në fshatrat e thella të Beratit. Nisja e kontrolleve kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike u njoftua gjatë muajit shtator edhe nga Ministria e Brendshme.
Ky dikaster deklaroi në atë kohë se funksionimi i Task - Forcës vinte pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë - dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë. Ndërkaq, të dhënat e fundit të disponueshme nga Enti Rregullator I Energjisë tregojnë se mbi 1 mln Mëh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve.
Sipas të dhënave, sasia më e madhe e humbjeve vjen si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% shkaktohet nga lidhjet e paligjshme. Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale.
Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsderatë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Pse Warren Buffett e ka urryer kriptomonedhën e Bitcoin gjatë gjithë kohës?!
Çfarë do t'u thoshte investitori më i famshëm në botë atyre që mund të mendojnë të hapin aplikacionet e tyre të investimeve dhe të blejnë Bitcoin me një çmim......

Twitter rrezikohet nga falimentimi – Musk paralajmëron për probleme financiare!
Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e......

Europa ka mjaftueshëm gaz të lëngshëm - 1/5 e tij vjen nga Rusia, pavarësisht sanksioneve perëndimore
Europa konsumon gjithnjë e më pak gaz rus dhe deklaron se do që të heqë plotësisht dorë nga ai sa më shpejt. Por nëse gazi është në formë të lëngshme, atëherë......

Festat në Europë, me kursim energjie - Ndriçimi në vitrina dhe rrugë me energji eficiente
Dyqanet e mëdha në Paris dhe Londër zbuluan vitrinat e festave këtë javë, duke hapur sezonin shumë të rëndësishëm të tregtimit me pakicë, ndërsa kontinenti......

“Rritja e çmimit të ushqimeve, kërcënim global” - Sipas FAO, pritet të arrijë rekord gjatë vitit 2022
Çmimet e ushqimit në të gjithë botën janë shumë pranë një rekordi prej pothuajse 2 trilionë dollarësh në vitin 2022, duke ushtruar dhe më shumë presion ndaj......

Akti Evropian për Lirinë e Medias ka nevojë për një fokus ballkanik - BE-ja duhet të sigurojë që ligji i ri i medias të ketë një ndikim pozitiv
Për shumë vite, fokusi i organizatave joqeveritare që luftonin për lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit ishte larg Evropës. Për......

Greqia në kërkim të hidrokarbureve - Shpresa është që rezervat e tyre të zgjasin 10 vjet
Greqia shpreson se ka rezerva me hidrokarbure në perëndim të vendit, mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e saj të energjisë për një dekadë. Deklarata u bë nga......

E ardhmja e Shqipërisë është “remote” - Punësimi në distancë. SCAN TV, në mbështetje të inovacionit nëpërmjet teknologjisë
Të punosh jo nga zyra por në distancë kjo pritet të jetë dhe e ardhmja e Shqipërisë sipas zhvilluesve të biznesit, jo vetëm për të rriturit por dhe për të......