Energji diellore dhe taksi fluturuese - Dubai ëndërron të krijojë ndërtesën më të lartë në botë!
Në Dubai, firma eksperimentale e arkitekturës ZNera Space ka propozuar një dizajn konceptual që paraqet një strukturë masive rrethore pesëkatëshe të mbështjellë rreth rrokaqiellit më të lartë në botë, Burj Khalifa, i cili ngrihet në një lartësi marramendëse prej 829.8 metra, pothuajse dyfishi i lartësisë së Empire State Building.
Koncepti, i njohur si Downtown Circle, bashkon komunitetin, luksin dhe planifikimin urban futuristik në një dizajn jashtëzakonisht ambicioz, i cili është sjellë në jetë nga një seri ilustrimesh magjepsëse të krijuara në bashkëpunim me Pictown, një kompani e specializuar në paraqitjet arkitekturore.
Arkitektët kryesorë të ZNera Space, Najmus Chowdry dhe Nils Remess, parashikojnë Downtown Circle si një ‘goditje’ horizontale kundër horizontit marramendës, futuristik të Dubait të rrokaqiejve në dukje të pafundëm.
Struktura, e synuar të ngrihet 550 metra mbi nivelin e rrugës, do të kishte një perimetër prej më shumë se 3 kilometra. Unaza do të mbështetej nga pesë shtylla të mëdha me bazat e tyre të vendosura në zona boshe që mund të shërbenin për një qëllim shtesë.
Në Dubai, temperaturat shpesh tejkalojnë 40 gradë Celsius dhe arkitektët duan që dizajni i tyre të vendosë një pikë referimi të re për qëndrueshmërinë në rajon.
Kjo teknologji përdor energjinë diellore për të kthyer ujin në hidrogjen, i cili më pas mund të fuqizojë ajrin e kondicionuar dhe të sigurojë energji për ndërtesën. Një pjesë e konceptit të projektimit përfshin një sistem tramvaji elektrik të pezulluar rreth fundit të strukturës.
Koncepti gjithashtu propozon opsione transporti nga njëri skaj në tjetrin duke përfshirë një sistem tramvaji elektrik që mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë dhe infrastrukturë për të akomoduar taksitë fluturuese.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

“Frika” për energjinë e inflacionin shtrenjtojnë drutë - Vëzhgimi i SCAN: Si ka ndryshuar çmimi në Korçë, Dibër, Kukës e Tiranë?!
Rritja e çmimeve dhe paralajmërimet për një situatë jo të mirë me energjinë elektrike në muajt në vijim, është reflektuar edhe në çmimin e druve të zjarrit, që......

Tender “anti-përmbytje” për Tiranën - Studim e rikonstruksion digave të 38 rezervuareve
Në territorin e Bashkisë së Tiranës ndodhen 38 rezervuare, me diga që variojnë me lartësi nga 16 deri në 30 metra. Këto vepra ujore janë ndërtuar nga vitete......

Çmimet rritën fitimet e bizneseve - 258 milionë euro nga tatimi mbi fitimin, shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Ndërsa arka e shtetit ka arritur të kapërcejë të ardhurat e mbledhura një vit më parë me 441 milionë euro, tatim fitimi mbi bizneset është zëri me rritjen më......

Çfarë ndodh me monedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeta pas vdekjes së saj?!
Si një kujtesë e lavdisë dhe shtrirjes koloniale të perandorisë britanike, portreti i Mbretëreshës Elizabeta II ka dekoruar disa monedha anembanë botës për......

Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari tërhiqet lehtë nga niveli më i lartë në 2 dekada, priten bankat qëndrore
Dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjatë kësaj jave, dollari është......

Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga......

Nafta e mbyll javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, java pritet të mbyllet në......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën duke regjistruar një rënie të lehtë në raport em dje teksa blihet me 116 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të......