Çfarë ndodh me monedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeta pas vdekjes së saj?!

Si një kujtesë e lavdisë dhe shtrirjes koloniale të perandorisë britanike, portreti i Mbretëreshës Elizabeta II ka dekoruar disa monedha anembanë botës për dekada, përveç kartëmonedhave dhe monedhave britanike si në Kanada, Australi, Zelanda e Re dhe vende të tjera.
Portreti i mbretëreshës në kartëmonedha dhe monedha britanike pritet të zëvendësohet nga një imazh i ngjashëm me mbretin e ri Çarls III, por kjo nuk do të jetë e menjëhershme.
Royal Mint, e cila është prodhuesi zyrtar i monedhave britanike, tha se të gjitha monedhat me portretin e mbretëreshës "do mbeten me kurs ligjor dhe në qarkullim", dhe më shumë informacione do të vijnë më vonë.
Me 4.7 miliardë kartëmonedha britanike me vlerë 82 miliardë paund (95 miliardë dollarë) në qarkullim dhe rreth 29 miliardë monedha, paratë britanike që mbajnë imazhin e mbretëreshës ka të ngjarë të jenë në qarkullim për vite me radhë.
Pasi Çarls të marrë kurorën në kurorëzimin e tij, do të duhet të merret një portret i ri për t'u përdorur në kartëmonedha dhe monedha të ridizajnuara.
Monedhat që e shfaqin do ta tregojnë atë të kthyer në të majtë, duke zëvendësuar shikimin djathtas të mbretëreshës në përputhje me traditën që daton që në shekullin e 17-të. Ai dikton që monarkët të tregohen në profil dhe në drejtim të kundërt me paraardhësit e tyre.
Monedhat e kombeve të tjera që paraqesin mbretëreshën nga dollarët australianë, kanadezë dhe belize gjithashtu do të përditësohen me monarkun e ri, por procesi mund të zgjasë më shumë, sepse "është shumë më e lehtë të zbatohet një dizajn i ri në vendin nga e ka origjinën. sesa në vendet e tjera ku mund të ketë juridiksion të ndryshëm”, thuhet në faqen e internetit të Coin Expert.
Banka e Kanadasë tha se kartëmonedha e saj aktuale 20 dollarë, e bërë nga polimer sintetik, është projektuar "për të qarkulluar për vitet në vijim". Në përgjithësi, kur një subjekt i ri portreti zgjidhet për paratë kanadeze, procesi fillon me hartimin e një dizajni të ri dhe një kartëmonedhë e re është gati për t'u lëshuar "disa vite më vonë", tha banka.
Banka Rezervë e Zelandës së Re tha se do të emetojë të gjithë stokun e saj të monedhave që përshkruajnë mbretëreshën përpara se të rejat të dalin me imazhin e Çarls. Mbretëresha gjithashtu shfaqet në kartëmonedhën prej 20 dollarësh, e cila prodhohet "rrallë" dhe nuk ka "plan për të shkatërruar stokun ose për të shkurtuar jetën e kartëmonedhave ekzistuese vetëm sepse ato tregojnë mbretëreshën", tha banka.
Mbretëresha Elizabeta II u shfaq në të paktën 33 monedha të ndryshme, ajo gjendet gjithashtu në kartëmonedha dhe monedha të lëshuara nga Banka Qendrore e Karaibeve Lindore, autoriteti monetar për një grup kombesh të vogla duke përfshirë Antigua dhe Barbuda, Dominika, Grenada, Montserrat, St. Kitts dhe Nevis, St. Lucia dhe St. Vincent dhe Grenadinet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari tërhiqet lehtë nga niveli më i lartë në 2 dekada, priten bankat qëndrore
Dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjatë kësaj jave, dollari është......

Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga......

Nafta e mbyll javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, java pritet të mbyllet në......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën duke regjistruar një rënie të lehtë në raport em dje teksa blihet me 116 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të......

Bordi i Transparencës – Publikohen çmimet e reja të karburantit në vend. Nafta dhe benzina, më lirë
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Frika nga përmbytjet, 4 tendera për projekte - Nis marrja e masave mbrojtëse në Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, Fier Korçë e Durrës
Afrimi i stinës së shirave duke se ka rikthyer frikën nga përmbytjet, të cilat kanë rënë disi në harresë që prej tërmeteve të mvitit 2019 e më pas Pandemisë......

“Skenari më i keq, vjedhja e nënshkrimeve elektronike” - Softa: Nuk dihen me siguri pasojat e sulmeve kibernetike. Investime për mbrojtjen e sistemeve
Eksperti i çështjeve të sigurisë Fatjon Softa thotë se sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale shqiptare mund të jenë shumë më të rrezikshme nga sa dihet......

Aplikohet për 3 centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
https://www.youtube.com/watch?v=pRGDT_2aBwY 3 aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve......