Bota Postuar më 16 Shtator 2022, 10:06

Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023

Nga SCAN TV
Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore

Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga bankat qëndrore dhe paqëndrueshmërisë në tregjet e aksioneve. Indeksi pan-Europiane Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 1.1%, ndërsa në gjithë sektorët janë në ngjyrë të kuqe.

Në këtë mënyrë, bursat europiane publikojnë humbje për të tretin sesion me radhë, me sektorin e energjisë dhe teknologjisë që ka realizuar humbjet më të mëdha. Megjithatë, sektori bankar fitoi terren në sesionin e kaluar, pasi analistët e Morgan Stanley rishikuan në rritje sektorin.

Ndërkohë, Banka Botërore paralajmëroi për një recesion global gjatë vitit 2023 dhe shtoi se rritja e interesave nga bankat qëndrore mund të mos jetë e mjaftueshme për të ulur inflacionin.

Edhe bursat në rajonin e Azi-Paqësorit ranë ndjeshëm në sesionin e fundit të javës, pavarësisht se prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë në Kinë për gushtin rezultuan mbi parashikimet e tregut.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat