Bota Postuar më 16 Shtator 2022, 10:05

Nafta e mbyll javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta e mbyll javën në rënie - Investitorët, të

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, java pritet të mbyllet në rënie për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e rritjes së interesave nga bankat qëndrore më të mëdha në botë. Shtrëngimi i politikave monetare përkthehet në një ngadalësim të ekonomisë globale dhe për rrjedhojë, në një kërkesë më të ulët për naftë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 91 dollarë, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 3.5%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi pas humbjeve me 3.8% në sesionin e kaluar.

Të dy bençmarkët pritet të publikojnë humbje për të tretën javë me radhë, pjesërisht edhe për shkak të forcimit të dollarit amerikan, që i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër, më të shtrenjta për zotëruesit e monedhave të tjera.

Tregu është dëmtuar edhe nga parashikimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, sipas së cilës kërkesa për naftë nuk do të rritet në tremujorin e fundit të vitit, për shkak të dobësimit të kërkesës në Kinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat