Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2022, 14:11

“Skenari më i keq, vjedhja e nënshkrimeve elektronike” - Softa: Nuk dihen me siguri pasojat e sulmeve kibernetike. Investime për mbrojtjen e sistemeve

Nga SCAN TV
“Skenari më i keq, vjedhja e nënshkrimeve elektronike” -

Eksperti i çështjeve të sigurisë Fatjon Softa thotë se sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale shqiptare mund të jenë shumë më të rrezikshme nga sa dihet gjerësisht.

Ai thotë se askush nuk di të thotë me saktësi nëse përmes sulmeve janë marrë të dhëna sensitive të qytetarëve e të bizneseve, siç janë të dhënat biometrike apo nënshkrimet elektronike.

Softa thotë se është me rëndësi kritike që avancimi drejt shërbimeve dixhitale nga ana e shtetit shqiptar të paraprihet me ngritjen e sistemeve të sigurisë.

Sipas tij me shumë gjasa këto nuk do jenë sulmet e fundit me të cilat do të përballet shteti shqiptar, kryesisht për shkak të pozicionimit të tij pro perëndimit e NATO-s.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat