Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2022, 14:08

“Turtle Park”, projekti ‘pa destinacion’ në Tiranë - 580 milionë lekë për një park multifunksional, por mungon vendndodhja!

Nga SCAN TV
“Turtle Park”, projekti ‘pa destinacion’ në

https://www.youtube.com/watch?v=Hl4bDbBHgSQ

Në Tiranë po përgatitet të ndërtohet një park multifunksional për fëmijët dhe të moshuar i emërtuar “Turtle Park”. Por dokumentet e tenderit publik të shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike nuk tregojnë se ku! Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender 580 milionë lekë, për një projekt që duket se do të ketë më shumë se 1 lot. Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike është vetëm për lotin e parë.

Nëse hapim dokumentet e tenderit, rezulton se projekti ka si objektiv gallërimin social-kulturor dhe sportiv të Tiranës por pa thënë se ku do të zhvillohet ai dhe se cilat zona prek. Ajo që evidentohet në dokumentet e tenderit është se ky projekt parashikon “investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standartit më të lartë të zhvillimit”. Pra, në kuadër të këtij projekti do të transformohen asete publike që kanë potencial zhvillimi.

Dokumentet e tenderit evidentojnë vetëm se ky projekt synon të transformojë infrastrukturën me karakter rekreacional,  ndërtimin e parqeve për aktivitete sportive që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe konjitive të fëmijëve të moshave të ndryshme, te rinjve por edhe moshën e tretë, pista me karakter sportiv dhe rekreativ.

Ky projekt synon gjithashtu të ofrojë për komunitetet dhe vizitorët hapësira të reja, që do të ndihmojnë në plotësimin e shërbimeve apo dhe në rritjen e numrit të pikave të atraksionit. Afati i zbatimit të kësaj marrëveshje  është 12 muaj.

Edhe pse vendodhja e një projekti investimi detyrimisht duhet të jetë publike në dokumentet e tenderit, pas interesimit, SCAN iu kërkua që të bëjë një kërkesë zyrtare për informacion për të mësuar se vendodhjen e saktë të projektit që përmban një dokument me emërtesën ‘Turtle Park’.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat