Miratohet ligji për pagën minimale - Vendet anëtare të BE-së kanë 2 vjet kohë për ta aplikuar

Parlamenti europian miratoi në mënyrë përfundimtare ligjin e ri për pagën minimale me 505 vota pro, 92 kundër dhe 44 abstenime. Ligji i ri do të aplikohet për të gjithë të punësuarit në Bashkimin Europian të cilët kanë një kontratë pune. Vendet në të cilat paga minimale është aktualisht e mbrojtur nga kontratat kolektive, si në rastin e Italisë, nuk janë të detyruara të aplikojnë normat e reja.
Këshilli europian duhet të miratojë formalisht marrëveshjen brenda muajit shtator, dhe më pas teksi do të jetë një ligj. Në këtë pikë vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kenë dy vjet kohë për ta zbatuar atë. Aktualisht, sipas të dhënave europiane, pagat minimale më të larta janë në Luksemburg, Irlandë dhe Gjermani. Ato më të ulëta janë në Bullgari, Letoni dhe Estoni. Janë 21 nga 27 vendet anëtare që garantojnë një pagë minimale, ndërsa gjashtë të tjerat – Austria, Qipro, Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia, i përcaktojnë nivelet e pagave në bazë të marrëveshjeve kolektive të pagave.
https://www.youtube.com/watch?v=dztoA8ZE1cE&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=1
Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare të punës, në bashkimin europian 15% e të punësuarve – 26.5 milion persona, më shumë se gjysma janë femra – marrin një pagë më të ulët se paga minimale. Vendosja e pagës minimale do të jetë në dorë të vendeve anëtare, të cilat duhet të garantojnë se pagat e tyre minimale i lejojnë të punësuarve një jetë dinjitoze, duke marrë parasysh koston e jetesës.
Për sa i përket vlerësimit të përshtatshmërisë së pagave minimale të garantuara ekzistuese, vendet e Bashkimit Europian do të jenë në gjendje të përcaktojnë një shportë mallrash dhe shërbimesh me çmime reale, ose ta vendosin atë në 60% të pagës bruto mesatare dhe 50% të pagës mesatare bruto.
SCAN
Sondazh

Maqedoni e Veriut, inflacioni arrin në 11.6% - Shkaku kryesor është rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë
Inflacioni mesatar për periudhën janar – gusht në vitin 2022 është në nivelin 11.6% në bazë vjetore, kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm. Shifrat janë......

Ether redukton konsumin e energjisë - Blockchain rishikon dhe përditëson softuerin e tij
https://www.youtube.com/watch?v=1uo7R7I6msY Softueri për blockchain Ether është përditësuar duke reduktuar në mënyrë drastike përdorimin e energjisë. Lajmi......

Bie ndjeshëm prodhimi industrial në Eurozonë - Të dhënat për muajin korrik, më negative se pritshmëritë
Prodhimi industrial në eurozonë ra ndjeshëm në muajin korrik: me 2.3% në krahasim me qershorin. Të dhënat konfirmohen nga instituti europian i statistikave......

Greqia, program për përmirësimin e energjisë - Prioritet do të kenë ndërtesat publike si shkollat dhe spitalet!
Zyrat, shkollat dhe spitalet në Greqi do të kenë prioritet në programin e quajtur “Electra” për përmirësimin e energjisë në ndërtesat publike. Objektivi është......

Përgjysmohet rezerva energjetike - Korrik-Shtator, Kaskada e Drinit ka 55% më pak energji. Skenari i ngjashëm me vitin e kaluar!
Niveli i Liqenit të Fierzës ka pësuar rënie të ndjeshme nga muaji korrik e deri më tani, ndërkohë që rezerva energjetike për këtë periudhë është ulur me 55%.......

Stacioni super i shpejtë për karikimin e makinave elektrike – Italia inauguron një nga më të mëdhenjtë që mund të gjendet në një aeroport ndërkombëtar!
Në Milano Linate u inaugurua stacioni i karikimit super i shpejtë për automjetet elektrike i pajisur me 5 kolona ultra të shpejta (me fuqi furnizimi deri në......

7 herë më i nxehtë se dielli aktual – Korea e Jugut krijon reaktorin bërthamor që arrin 100 milionë gradë Celsius
Reaktori i shkrirjes bërthamore i Koresë së Jugut, i njohur gjithashtu si një "diell artificial", sapo ka arritur 100 milionë gradë për më shumë se 20 sekonda......

Energji nga dritaret dhe ekranet? - Panelet diellore transparente janë mbi 1 mijë herë më efektive!
Panelet diellore kanë tronditur mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojmë energjinë elektrike. Duke i vendosur ato në fusha, mure dhe çati, familjet dhe......