Greqia, program për përmirësimin e energjisë - Prioritet do të kenë ndërtesat publike si shkollat dhe spitalet!

Zyrat, shkollat dhe spitalet në Greqi do të kenë prioritet në programin e quajtur “Electra” për përmirësimin e energjisë në ndërtesat publike. Objektivi është reduktimi i konsumit të energjisë me të paktën 30%.
Qeveria po investon 640 milion euro – marrë nga fondi i depozitave dhe kredive, banka europiane e infestimeve dhe fondi i rimëkëmbjes – me objektivin për të përmirësuar 2.5 milion metra katrorë ndërtesa në të cilat janë vendosur shërbimet shtetërore – në pronësi ose me qera.
Prioritet, siç tregohet dhe në udhëzimet e programit do të kenë ndërtesat që konsumojnë më shumë energji, përmirësimi i të cilave do të sigurojë më shumë kursim të energjisë, por dhe reduktim të ndjeshëm të emetimeve të gazrave serrë.
Buxheti do të shpërndahet në varësi të rëndësisë së zyrave: 280 milionë euro do të përdoren për institucionet edukuese si universitete dhe shkolla, 160 milionë për zyrat shëndetësore dhe sociale si spitale, qendra shëndeti, azile etj. Pjesa tjetër do të shpërndahet sërish në varësi të konsumit të energjisë.
Ndërtesat në të cilat janë vendosur shërbime të tjera, si salla sportive, muzeume, kisha, fondacione apo teatro do të përfitojnë 70 milionë euro, ndërsa ndërtesat e përdorura për administratën publike 50 milionë euro.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=b0N_P4oV9do
Sondazh

Përgjysmohet rezerva energjetike - Korrik-Shtator, Kaskada e Drinit ka 55% më pak energji. Skenari i ngjashëm me vitin e kaluar!
Niveli i Liqenit të Fierzës ka pësuar rënie të ndjeshme nga muaji korrik e deri më tani, ndërkohë që rezerva energjetike për këtë periudhë është ulur me 55%.......

Stacioni super i shpejtë për karikimin e makinave elektrike – Italia inauguron një nga më të mëdhenjtë që mund të gjendet në një aeroport ndërkombëtar!
Në Milano Linate u inaugurua stacioni i karikimit super i shpejtë për automjetet elektrike i pajisur me 5 kolona ultra të shpejta (me fuqi furnizimi deri në......

7 herë më i nxehtë se dielli aktual – Korea e Jugut krijon reaktorin bërthamor që arrin 100 milionë gradë Celsius
Reaktori i shkrirjes bërthamore i Koresë së Jugut, i njohur gjithashtu si një "diell artificial", sapo ka arritur 100 milionë gradë për më shumë se 20 sekonda......

Energji nga dritaret dhe ekranet? - Panelet diellore transparente janë mbi 1 mijë herë më efektive!
Panelet diellore kanë tronditur mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojmë energjinë elektrike. Duke i vendosur ato në fusha, mure dhe çati, familjet dhe......

SHBA i kthen Izraelit monedhën “tepër të rrallë” me vlerë 1 milion dollarë!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer Izraelit një monedhë që daton nga një rebelim hebre kundër sundimit romak gati 2000 vjet më parë pas një hetimi......

Tregu monetar, në pritje të takimit të FED - Dollari amerikan qëndron pranë nivelit më të lartë në 2 dekada
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë rritur bastet se Rezerva Federale ka shumë punë për të bërë për të......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët, në pritje të takimit të FED dhe prodhimit industrial
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke ndjekur fitimet modeste të tregjeve amerikane dhe aziatike. Investitorët janë në......

Nafta, e qëndrueshme pranë 94 dollarë - IEA parashikon zhvendosje nga gazi drejt naftës për ngrohje
Nafta po shfaqet e qëndrueshme gjatë sesionit tregtar europian, pasi një tendence në rritje në tregtinë aziatike. Analistët mendojnë se në një farë mënyre......