Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2022, 11:43

Përgjysmohet rezerva energjetike - Korrik-Shtator, Kaskada e Drinit ka 55% më pak energji. Skenari i ngjashëm me vitin e kaluar!

Nga SCAN TV
Përgjysmohet rezerva energjetike - Korrik-Shtator, Kaskada e Drinit ka 55%

Niveli i Liqenit të Fierzës ka pësuar rënie të ndjeshme nga muaji korrik e deri më tani, ndërkohë që rezerva energjetike për këtë periudhë është ulur me 55%. Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në fillim të muajit korrik Fierza ishte në kuotën e 287.19 m, teksa gardualisht përgjatë 2 mujave e gjysmë ka zbritur në 267.12 m.

Paralelisht rezerva energjetike në datën 10 shtator, sipas KESH ishte 431 Gwh, nga 1012 GWh që ishte në datën 5 korrik. Përgjysmimi i rezervës energjetike është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, ku në fundin e muajit maj 2021 rezultoi në nivelin maksimal prej 1520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike shkoi në 628 GWh”.

Enti Rregullator i Energjisë, në raportin vjetor të vitit të kaluar e konsideroi këtë rënie si të të ndjeshme dhe të shpejtë, ndërsa theksonte se “ruajtja dhe menaxhimi i duhur i rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin është një garanci e shtuar për sigurinë energjitike të vendit”.

https://www.youtube.com/watch?v=n44dE8NXO3o&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=5

Gjithsesi, shfrytëzimi i lartë i rezervës energjetike duket se nuk ka mjaftuar për të plotësuar nevojat konsumatore, duke qenë se edhe përgjatë këtyre muajve KESH ka realizuar një sërë blerjesh energjie, duke shpenzuar miliona euro.

Blerja e fundit u realizua në datën 9 shtator, ndërsa fatura e saj sipas raportimive të korporatës arriti në 29 mln euro, ndërkohë që së bashku edhe me një blerje tjetër, vetëm për shtatorin janë shpenzuar 34.63 mln euro. Ndërkaq, që nga fillimi i vitit, së bashku me shpenzimet e fundit, fatura për blerjen e energjisë arrin në 284.63 mln euro.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat