Qeveria gjermane miraton lehtësime për të papunët!

Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tre ndryshime thelbësore kanë ngjallur debate të shumte: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2023, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman.
Ai parashikon një rritje me 12 % të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për persona të moshë madhore që jetojnë në çift ndihma sociale do të jetë 451 pro person, për fëmijët në moshat 14-17 vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13 vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.
Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.
Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndjehen më mirë me këtë sistem. Kjo është një masë që merret edhe për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha të fuqisë punëtore të kualifikuar. Qeveria i ka vënë vetes si detyrë, që krahas marrjes së punëtoreve nga jashtë, të shfrytëzojë edhe potencialet e brendshme.
Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri dy vjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro kursime, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes. Shteti merr përsipër për dy vitet a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë banesa. Vetëm pas tre vitesh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimeve nga paratë e hequra mënjanë.
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari amerikan në ‘podium’ - Barazohet sërish me monedhën europiane në raport me Lekun!
Dollari amerikan është barazuar këtë mëngjes me monedhën europiane në raport me lekun teksa është blerë sot me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.7 lekë sipas......

Intervistë e Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank për rezultatet e Bankës
Tirana Bank vijon të raportojë ecuri pozitive dhe rritje të aktivitetit. Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv tregon më shumë mbi arritjet e......

Mbi 4 miliardë euro gjobë për Google - Vendosi kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve Android!
Një gjykatë e Bashkimit Europian vendosi të konfirmojë një gjobë rekord kundër Google prej 4.125 miliard eurosh. Kjo është gjoba më e lartë e vendosur......

Rritje 9.5% të pensioneve, paga minimale 34 mijë lekë - Ibrahimaj: Nga këto vendime do të përfitojnë 900 mijë qytetarë
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Kryeministri Rama një javë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për riindeksimin e pensioneve......

Kriza ngre në protestë edhe pedagogët - Peticion në të gjithë Kosovën për rritjen e pagave!
Të ndodhur në gjendje të vështirë për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin pedagogët kanë thirrur protestë ditën e enjte për rritjen e pagave. Rritja......

QKB, jo shërbime bizneseve që nuk zbardhin pronarët - Regjistri i kërkuar nga Moneyval. Gjoba deri 6 mijë dollarë kompanive që nuk tregojnë aksionerët
Duket se Qendra Kombëtare e Biznesit ka vendosur të mos tolerojë më kompanitë që nuk dorëzojnë të dhënat e pronarëve përfitues në regjistrin e posacëm të......

“Tremben” nga shtrenjtimi i qumështit pluhur - Fabrikat ulin importin, rritet çmimi me 33.4% për kg
Rritja e çmimeve në tërësi ka prekur edhe qumështin pluhur i cili importohet nga fabrikat vendase, gjë që mesa duket ka sjellë ulje të kërkesës për blerje.......

Kush është “drejtoresha” e re e biznesit? Nga pastrimi i parave, merr në dorë “frenat” e sipërmarrjes
Sipërmarrjet në vend do të kenë një “fytyrë” të re ku mund të adresojnë shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen si dhe ku mund të drejtohen për të......