Rritje 9.5% të pensioneve, paga minimale 34 mijë lekë - Ibrahimaj: Nga këto vendime do të përfitojnë 900 mijë qytetarë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Kryeministri Rama një javë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për riindeksimin e pensioneve dhe rritjen e pagës minimale. Pas mbledhjes së qeverisë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri të ditura vendimet.
Ministrja u shpreh se: “Kemi marrë një vendim për rritje të pensioneve në masën. Rritje të pagës minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë. 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga ky vendim i këshillit të Ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën so. Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %. Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një endim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë.”
E pyetur nga gazetarët për periudhën e funksionimit të bordit të transparencës dhe atij ushqimor, Ibrahimaj tha se këto struktura do të funksionojnë për sa kohë që ka rritje të çmimeve në bursa.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se qeveria ka bërë transparente të gjitha vendimet me qëllim shkurtimin e shpenzimeve buxhetore.
SCAN
Sondazh

Kriza ngre në protestë edhe pedagogët - Peticion në të gjithë Kosovën për rritjen e pagave!
Të ndodhur në gjendje të vështirë për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin pedagogët kanë thirrur protestë ditën e enjte për rritjen e pagave. Rritja......

QKB, jo shërbime bizneseve që nuk zbardhin pronarët - Regjistri i kërkuar nga Moneyval. Gjoba deri 6 mijë dollarë kompanive që nuk tregojnë aksionerët
Duket se Qendra Kombëtare e Biznesit ka vendosur të mos tolerojë më kompanitë që nuk dorëzojnë të dhënat e pronarëve përfitues në regjistrin e posacëm të......

“Tremben” nga shtrenjtimi i qumështit pluhur - Fabrikat ulin importin, rritet çmimi me 33.4% për kg
Rritja e çmimeve në tërësi ka prekur edhe qumështin pluhur i cili importohet nga fabrikat vendase, gjë që mesa duket ka sjellë ulje të kërkesës për blerje.......

Kush është “drejtoresha” e re e biznesit? Nga pastrimi i parave, merr në dorë “frenat” e sipërmarrjes
Sipërmarrjet në vend do të kenë një “fytyrë” të re ku mund të adresojnë shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen si dhe ku mund të drejtohen për të......

Kompanitë ruse po emetojnë obligacione në juan kinez – A do të ndjekë shembullin edhe qeveria e Putin?!
Disa kompani ruse po emetojnë obligacione të shprehura në juan kinez në mes të sanksioneve për luftën në Ukrainë. Gjiganti shtetëror i naftës Rosneft ishte......

Moda italiane regjistron fitime rekord - Në muajt e fundit të vitit parashikohet krizë për sektorin
Industria italiane e modës, përfshirë dhe sektorët e syzeve, bizhuterive dhe artikujve kozmetike do të mbyllë vitin 2022 me fitime prej më shumë se 92 miliardë......

Sllovakia aktivizon centralin bërthamor - Vendi merr masa për prodhimin e energjisë elektrike në dimër!
Ndërmarrja sllovake “Slovenske Elektrarne” ka kompletuar furnizimin me karburant të centralit bërthamor ‘Mochovce 3”, sipas të dhënave zyrtare. Kjo e bën një......

Energjia “tkurr” të ardhurat e Rusisë - Niveli më i ulët i 13 muajve për shkak të sanksioneve perëndimore
Të ardhurat e Rusisë nga energjia u tkurrën në gusht në nivelin më të ulët në 13 muaj pasi sanksionet perëndimore e kanë detyruar Kremlinin të shesë naftë me......