QKB, jo shërbime bizneseve që nuk zbardhin pronarët - Regjistri i kërkuar nga Moneyval. Gjoba deri 6 mijë dollarë kompanive që nuk tregojnë aksionerët

Duket se Qendra Kombëtare e Biznesit ka vendosur të mos tolerojë më kompanitë që nuk dorëzojnë të dhënat e pronarëve përfitues në regjistrin e posacëm të krijuar për këtë qëllim.
Përmes një njoftimi zyrtar, QKB njofton gjithë bizneset se do të ndërpresë shërbimet ndaj atyre që nuk e përmbushin këtë detyrim, në një kohë që më herët e ka aplikuar konkretisht këtë masë, si në rastin e kompanisë Air Albania. Shërbimet ndaj koësaj kompanie u pezulluan për disa orë në fillim të shtatorit, për t’u rikthyer vetëm pasi kompania depozitoi në QKB të dhënat sipas përcaktimeve ligjore.
Ligji për pronarët përfitues është miratuar që në vitin 2020, dhe afati për depozitimin e të dhënave ishte pikërisht vera e atij viti. Vlerësohet se janë në total rreth 60 mijë kompani të cilat kanë detyrimin për zbardhjen e pronarëve përfitues apo zotëruesve fundorë të aksioneve.
Por fillimisht me kërkesë të disa shoqatash biznesi, Qeveria vendosi të shtyjë disa herë këtë afat, për të shkuar te shtyrja e fundit që i përket qershorit 2022, ndërkohë që burime zyrtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit thanë për Scan që shumë kompani vazhdojnë ta neglizhojnë këtë detyrim ligjor.
Nga kjo pikë duket se Qeveria ka vendosur të aplikojë gjobat që përcakton ligji, si dhe masën ekstreme të bllokimit të shërbimeve.
“QKB-ja dhe autoriteti përgjegjës për mbajtjen e Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse për subjektet raportuese, nuk do të ofrojnë shërbimet ndaj jush, përveç regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të përfaqësuesit ligjor, si dhe do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”, thekson në njoftim Qendra Kombëtare e Biznesit.
Penalitetet financiare ndaj bizneseve që nuk respektojnë deyrimin ligjor për depozitimin e të dhënave, nisin nga 500 dollarë për rastet e mosrespektimit të afateve, për të shkuar deri në 6 mijë dollarë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre.
Ligji për pronarët përfitues ka ardhur si një rekomandim i Moneyval, strukturës europiane kundër pastrimit të parave, dhe ka qëllim zbardhjen e pronarëve të vërtetë, apo aksionerëve që qëndrojnë pas kompanive.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=qTpz0sknJcw
Sondazh

“Tremben” nga shtrenjtimi i qumështit pluhur - Fabrikat ulin importin, rritet çmimi me 33.4% për kg
Rritja e çmimeve në tërësi ka prekur edhe qumështin pluhur i cili importohet nga fabrikat vendase, gjë që mesa duket ka sjellë ulje të kërkesës për blerje.......

Kush është “drejtoresha” e re e biznesit? Nga pastrimi i parave, merr në dorë “frenat” e sipërmarrjes
Sipërmarrjet në vend do të kenë një “fytyrë” të re ku mund të adresojnë shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen si dhe ku mund të drejtohen për të......

Kompanitë ruse po emetojnë obligacione në juan kinez – A do të ndjekë shembullin edhe qeveria e Putin?!
Disa kompani ruse po emetojnë obligacione të shprehura në juan kinez në mes të sanksioneve për luftën në Ukrainë. Gjiganti shtetëror i naftës Rosneft ishte......

Moda italiane regjistron fitime rekord - Në muajt e fundit të vitit parashikohet krizë për sektorin
Industria italiane e modës, përfshirë dhe sektorët e syzeve, bizhuterive dhe artikujve kozmetike do të mbyllë vitin 2022 me fitime prej më shumë se 92 miliardë......

Sllovakia aktivizon centralin bërthamor - Vendi merr masa për prodhimin e energjisë elektrike në dimër!
Ndërmarrja sllovake “Slovenske Elektrarne” ka kompletuar furnizimin me karburant të centralit bërthamor ‘Mochovce 3”, sipas të dhënave zyrtare. Kjo e bën një......

Energjia “tkurr” të ardhurat e Rusisë - Niveli më i ulët i 13 muajve për shkak të sanksioneve perëndimore
Të ardhurat e Rusisë nga energjia u tkurrën në gusht në nivelin më të ulët në 13 muaj pasi sanksionet perëndimore e kanë detyruar Kremlinin të shesë naftë me......

BE shpalos planin për krizën energjetike - Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën, e palëkundur
Komisioni europian shpalosi planin me një seri propozimesh për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë që ka tronditur Europën pas pushtimit rus të Ukrainës,......

Rriten lehtë çmimet e naftës - Ndikuan të dhënat e inflacionit në SHBA dhe raporti i OPEC
Çmimet e naftës u rritën lehtë në fillim të tregtisë të mërkurën, pasi OPEC iu përmbajt parashikimeve për rritje të fuqishme globale të kërkesës për karburant,......