Shqipëria Postuar më 14 Shtator 2022, 12:59

Kush është “drejtoresha” e re e biznesit? Nga pastrimi i parave, merr në dorë “frenat” e sipërmarrjes

Nga SCAN TV
Kush është “drejtoresha” e re e biznesit? Nga pastrimi i

Sipërmarrjet në vend do të kenë një “fytyrë” të re ku mund të adresojnë shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen si dhe ku mund të drejtohen për të kryer të gjitha procedurat e regjistrimit, deklarimit të pasqyrave financiare, apo çregjistrimit.

SCAN TV ka mësuar se qeveria ka emëruar në krye të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Iris Ago, e cila zëvendëson në detyrë Pranvera Fagun. Fagu ka mbajtur këtë detyrë që nga viti 2016 dhe deri më tani dhe tashmë është vendosur në krye të Drejtorisë së Akreditimit.

Por kush është Iris Ago?

Emri i saj nuk është i ri në pozicionet drejtuese të kësaj qeverie, pasi së fundmi ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, institucon të cilin e ka drejtuar për vetë dy muaj muaj, duke zëvendësuar Elvis Koçin.

Më herët, Ago ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshës në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri më 2021, ndërsa nga Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë deri në Qershor të 2022.

Po ashtu, ndër vite Ago ka mbajtur të tjera detyra me rëndësi. Gjatë periudhës 2017- 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga 2016- 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=VobxT2k8ER8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat