Europa Postuar më 14 Shtator 2022, 11:24

Moda italiane regjistron fitime rekord - Në muajt e fundit të vitit parashikohet krizë për sektorin

Nga SCAN TV
Moda italiane regjistron fitime rekord - Në muajt e fundit të vitit

Industria italiane e modës, përfshirë dhe sektorët e syzeve, bizhuterive dhe artikujve kozmetike do të mbyllë vitin 2022 me fitime prej më shumë se 92 miliardë euro, në rritje prej 10.5% në krahasim me vitin 2021.

Bëhet fjalë jo vetëm për një rimëkëmbje të plotë të niveleve para pandemisë së Covid, por janë fitimet më të mëdha të arritura ndonjëherë nga sektori në 20 vitet e fundit. Por nëse gjashtë muajt e parë kanë regjistruar një rritje rekord prej 25%, simestri i dytë rrezikon të rregjistrojë të djëna negative. Vlerësimet vjetore janë kryer duke i përcaktuar periudhës qershor – dhjetor një rritje zero dhe pritshmëritë për tremujorin e katërt janë negative. Kjo nëse nuk do të ketë ndërhyrje për kufizuar inflacionin energjitik.

Sipas Dhomës së Modës në Itali, janë të domosdoshme masa drastike për të mbështetur sipërmarrjet dhe shpresojnë që qeveria të ketë pushtetin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Në të kundërt për sipërmarrjet do të ishte më e leverdisshme të mbylleshin se sa të vazhdonin prodhimin. Një pjesë e madhe e fitmeve në sektor erdhi nga eksporti. Në pesë muajt e parë të këtij viti është rritur me 21.9%.

Rezultate pozitive u regjistruan sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë dhe zhvlerësimit të euros, në Korenë e Jugut dhe Britani të madhe. Nëse eksporti ndaj Rusisë është reduktuar me 26%, ai ndaj Kinës është rritur.

Pikërisht për të kultivuar tregjet e huaja, të cilat në pesë muajt e parë sollën 15 miliardë suficit tregtar, në javën e modës në datat 20 – 26 shtator në Milano janë ftuar rreth 800 gazetarë dhe blerës të huaj.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=BJsyWoBsrn8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat