Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Inflacioni në Britani tregon shenja të ngadalësimit

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj rritjes së inflacionit në SHBA dhe tashmë janë në pritje të takimit të Rezervës Federale javën e ardhshme. Edhe tregjet e aksioneve në SHBA ranë ndjeshëm në sesionin e kaluar, për të njëjtën arsye.
Çmimet e konsumit në SHBA u rritën me 8.3% me bazë vjetore, gjatë gushtit, dhe me 0.1% krahasuar me korrikun e këtij viti. Analistët parashikonin një rënie të inflacionit me 0.1%. Tashmë, investitorët janë në pritje të të dhënave mbi papunësinë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto në Eurozonë.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie me 0.4%. Ndërkohë, në mëngjesin e sotëm u publikuan edhe të dhënat mbi inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar, që treguan një rënie surprizë të çmimeve. Zyra Kombëtare e Statistikave njoftoi se inflacioni u rrit me 9.9%, gjatë gushtit, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 10.2%.
Gjatë muajit gusht, ndërkohë, çmimet u rritën me 10.1%. Për shkak të rritjes së kostove të jetesës, kryeministrja e re britanike, Liz Truss, njoftoi një paketë fiskale emergjente, ku parashikohet edhe vendosja e një tavani për faturën e energjisë elektrike në 2500 paund në vit, për dy vitet e ardhshme.
SCAN
Sondazh

Forcimi i Dollarit rrëzon naftën - Humbjet kufizohen nga parashikimi i OPEC për rritjen e kërkesës
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, kryesisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan. Por, parashikimet e OPEC se kërkesa për......

Inflacioni në SHBA mbështet Dollarin - Analistët vlerësojnë se FED do të rrisë normën e interesit me 100 pikë bazë!
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 24 muajt e fundit përballë jenit japonez, ndërsa monedha e përbashkët europiane, euro, ka rënë poshtë......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Euro nuk shënojnë lëvizje të ndjeshme!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës në raport me rënien e djeshme teksa blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 118 lekë sipas kursit të këmbimit......

Si mundet Tirana Bank të plotësojë më mirë nevojat dhe pritshmëritë e të rinjve në Shqipëri me produkte, shërbime dhe aktivitete të dedikuara, për një përvojë sa më miqësore?
Kësaj sfide të shtruar në konkursin e “Sfidave të Biznesit” organizuar nga Tirana Bank në partneritet me B4Students, iu bashkuan me propozimet e tyre studentët......

Shqetësimet për furnizimet rrisin naftën - Rezerva Strategjike e Naftës në SHBA ra me 8.4 milionë fuçi, më e ulëta që nga tetori 1984
Çmimet e naftës u rritën në tregtinë e paqëndrueshme të martën, pasi shqetësimet për furnizimet e shtrënguara të karburantit përpara dimrit kompensuan......

Ballkani “pushtohet” nga ‘hacker’-at - Pas Shqipërisë, sulme ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi
Krimet kibernetike përbëjnë sot një nga shqetësimet e mëdha për sigurinë në mbarë botën. Para sulmit të dytë kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë, edhe Kosova......

Nafta zgjeron fitimet - Rritja kufizohet nga ngadalësimi i kërkesës në Kinë
Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë tregtisë europiane, pas një tendence në rënie në tregtinë aziatike. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar për......

Tregjet presin inflacionin në SHBA - Çmimet parashikohet të kenë arritur kulmin, nis tendenca në rënie
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të inflacionit në SHBA për muajin gusht. Raporti do......