Ballkani “pushtohet” nga ‘hacker’-at - Pas Shqipërisë, sulme ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi

Krimet kibernetike përbëjnë sot një nga shqetësimet e mëdha për sigurinë në mbarë botën. Para sulmit të dytë kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë, edhe Kosova ka qenë e ekspozuar disa herë ndaj sulmeve kibernetike, të cilat kryesisht kanë ardhur nga Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Rusia.
Autoritetet përgjegjëse kanë thënë e Kosova ka dhe siguron një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike, duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Pas sulmeve kibernetike me të cilat po përballen institucionet e vendit gjatë ditëve të fundit, inxhinierë i kanë ofruar qeverisë në Prishtinë, ndihmën fala për të mënjanuar këto sulme dhe rifunksionalizuar shërbimet publike në vend, sipas raportimeve të mediave në vend. Sipas tyre sulmi me të cilin po përballen institucionet e vendit është “A distributed denial-of-service (DDoS)”, që do të thotë se ka për qellim të paralizojë shërbimet publike të vendit. Ata theksojnë se këto sulme vazhdojnë prej ditësh dhe qeveria e ka të pamundur t’i ndalojë.
Ndërkohë dhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut është përballur me një sulm kibernetik disa ditë më parë. Për disa orë, në faqen e kësaj ministrie u shfaq mesazhi, “Hakeruar nga ekipi grek i hakerëve Netuatchers” , teksa kur klikon në faqe shfaqej një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave. Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.
Më alarmante paraqitet situata në Malin e Zi ku ekspertët e konsiderojnë si të paprecdentë sulmin kibernetik që ka goditur vendin, si pasojë e intensitetit dhe shtrirjes së tij. Ai filloi në 20 gusht dhe ka dëmtuar deri tani platformat e qeverisë në internet dhe sipas Zërit të Amerikës, ka vënë në rrezik edhe infrastrukturën jetike të vendit.
Në selinë e qeverisë malazeze kompjuteret janë mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Kl3eij6FPhE&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=2
Sondazh

Nafta zgjeron fitimet - Rritja kufizohet nga ngadalësimi i kërkesës në Kinë
Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë tregtisë europiane, pas një tendence në rënie në tregtinë aziatike. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar për......

Tregjet presin inflacionin në SHBA - Çmimet parashikohet të kenë arritur kulmin, nis tendenca në rënie
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të inflacionit në SHBA për muajin gusht. Raporti do......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që publikohen më......

Pa marrëveshje me qeverinë, sindikatat vijojnë grevën - Kurti: Të pranojnë 50 euro shtesë. Nagavci: Eshtë marrë peng procesi mësimor
Ka dështuar arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe Sindikatave të Kosovës për shtesën 100 euro në pagën e tyre. Pas një takimi me sindikatat së bashku me......

Çmimi i qumështit të importit u rrit 21% - 8-mujori/ Industria në “krizë”, ulet sasia e blerë nga jashtë!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me një rritje të shpejtë të ccmimit qumështit në vend, ndërkohë që fabrikat paralajmërojnë sërish shtrenjtim. Që nga......

Korrupsioni me pronat shtetërore, 100 milionë dollarë dëm - KLSH: Në 6 muaj kishte një total shkeljesh me efekt financiar në buxhet rreth 300 milionë dollarë!
Korrupsioni me pronat shtetërore përbën pjesën dërrmuese të dëmit ekonomik të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë gjysmës së parë të këtij viti.......

Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve! - Hyn në fuqi vendimi: Subjekteve u jepet mundësia e parablerjes, por me çmim tregu!
Është zbardhur tashmë në Fletoren zyrtare Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje, ose që kanë shkelur lejet e ndërtimit, të cilat do të......

A i rrit më tej kostot e bizneseve paketa antikrizë? - Paga minimale për 200 mijë punonjës, ‘fatura’ 6.8 milionë euro
Paga minimale në shkallë vendi do të rritet për herë të dytë brenda vitit, ku edhe këtë herë lëvizja e bërë nga qeveria është 2 mijë lekë, duke e çuar atë në......