Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Gjithsesi, monedha europiane po e gjen një mbështetje nga komentet e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane, të cilët kanë sinjalizuar se norma bazë e interesit duhet të rritet më shumë, për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
Analistët parashikojnë se, inflacioni në SHBA do të jetë rritur edhe me 0.3% gjatë muajit të kaluar, me bazë mujore, një nivel i njëjtë me korrikun.
Tendenca në rritje e dollarit amerikan është ngadalësuar gjatë javëve të fundit, për shkak të pritshmërive se inflacioni në ekonominë më të madhe në botë mund të ketë arritur majën dhe tashmë do të fillojë tendenca në rënie.
Pavarësisht kësaj, shumica e analistëve në SHBA parashikojnë 91% mundësi që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, në takimin e 21 shtatorit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në mbi 22 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1700 dollarë.
SCAN
Sondazh

Pa marrëveshje me qeverinë, sindikatat vijojnë grevën - Kurti: Të pranojnë 50 euro shtesë. Nagavci: Eshtë marrë peng procesi mësimor
Ka dështuar arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe Sindikatave të Kosovës për shtesën 100 euro në pagën e tyre. Pas një takimi me sindikatat së bashku me......

Çmimi i qumështit të importit u rrit 21% - 8-mujori/ Industria në “krizë”, ulet sasia e blerë nga jashtë!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me një rritje të shpejtë të ccmimit qumështit në vend, ndërkohë që fabrikat paralajmërojnë sërish shtrenjtim. Që nga......

Korrupsioni me pronat shtetërore, 100 milionë dollarë dëm - KLSH: Në 6 muaj kishte një total shkeljesh me efekt financiar në buxhet rreth 300 milionë dollarë!
Korrupsioni me pronat shtetërore përbën pjesën dërrmuese të dëmit ekonomik të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë gjysmës së parë të këtij viti.......

Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve! - Hyn në fuqi vendimi: Subjekteve u jepet mundësia e parablerjes, por me çmim tregu!
Është zbardhur tashmë në Fletoren zyrtare Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje, ose që kanë shkelur lejet e ndërtimit, të cilat do të......

A i rrit më tej kostot e bizneseve paketa antikrizë? - Paga minimale për 200 mijë punonjës, ‘fatura’ 6.8 milionë euro
Paga minimale në shkallë vendi do të rritet për herë të dytë brenda vitit, ku edhe këtë herë lëvizja e bërë nga qeveria është 2 mijë lekë, duke e çuar atë në......

Diamante nga shishet e përdorura plastike – Si funksionon?!
Një ekip ndërkombëtar nga Gjermania dhe Kalifornia ka arritur të krijojë diamante në miniaturë duke sjellë polietilen tereftalat ose PET (materiali që përdoret......

Si të dalloni menjëherë një punonjës të shkëlqyer, sipas Warren Buffett!
Edel Strazimiri / SCAN Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, nuk është i panjohur për këshillat e mira të lidershipit. Një nga......

Kriza energjetike në Europë - 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare
Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me......