A i rrit më tej kostot e bizneseve paketa antikrizë? - Paga minimale për 200 mijë punonjës, ‘fatura’ 6.8 milionë euro

Paga minimale në shkallë vendi do të rritet për herë të dytë brenda vitit, ku edhe këtë herë lëvizja e bërë nga qeveria është 2 mijë lekë, duke e çuar atë në 34 mijë lekë. Ky vendim është marrë një formë kompensimi ndaj qytetarëve që trajtohen me pagesën më të ulët, në mënyrë që të përballojnë disi rritjen e pandalshme të çmimeve.
Megjithatë ndryshimi i pagës minimale sjell edhe rritjen e kostove për bizneset dhe individët, pasi duhet të paguajnë më shumë kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Por sa do të jetë rritja neto për çdo të punësuar? Sipas kakulimeve të SCAN TV, me pagën minimale që aplikohej deri më tani prej 32 mijë lekësh bruto, një i punësuar merrte neto 28.416 lekë, ku 3584 lekë nga paga shkonin për sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga punonjësi.
Ndërsa me pagën e rritur në nivelin 34 mijë lekë bruto, një i punësuar do të marrë neto 30.192 lekë në muaj, dhe do të paguajë 3808 lekë kontribute. Shtesa neto mbi pagë do të jetë 1776 lekë/muaj për çdo punonjës.
Ndërsa nga ana tjetër, punëdhësit do të kenë vetëm kosto. Nëse me pagen aktuale minimale paguanin 5344 lekë kontribute për çdo punonjës, tashmë kjo vlerë rritet me 334 lekë për të punësuar. Duke llogaritur në total për 200 mijë të punësuar në të gjithë vendin me pagë minimale, kosto e biznesit arrin në 66.8 milionë lekë apo 567 mijë euro në muaj.
Nëse do ta llogarisim në bazë vjetore, bizneset do të paguajnë 6.8 milionë euro më shumë për kontribute për punonjësit me pagë minimale. Në rastin e të vetëpunësuarve, kontributet paguhen të gjitha nga individi.
Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të dhe jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Ndërkohë, Paketa e Rezistencës nuk ka të parashikuar një masë mbështetëse për bizneset, që gjithashtu janë prekur nga rritja e çmimeve, që ka sjellë për to rritje shpenzimesh.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=OEzOSWzSHSw&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=3
Sondazh

Diamante nga shishet e përdorura plastike – Si funksionon?!
Një ekip ndërkombëtar nga Gjermania dhe Kalifornia ka arritur të krijojë diamante në miniaturë duke sjellë polietilen tereftalat ose PET (materiali që përdoret......

Si të dalloni menjëherë një punonjës të shkëlqyer, sipas Warren Buffett!
Edel Strazimiri / SCAN Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, nuk është i panjohur për këshillat e mira të lidershipit. Një nga......

Kriza energjetike në Europë - 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare
Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me......

Ether fiton terren ndaj Bitcoin - Kriptomonedha e dytë më e madhe, në garë për “kurorën”
Për vite me radhë, Ether nuk mund të ëndërronte të sfidonte “vëllain” më të madh bitcoin. Tani, ambicjet mund të bëhen më realiste. Kriptomonedha e dytë më......

Greqi, parku më i madh bregdetar në botë - Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar
Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër. “Hellinikon” do të......

Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe - Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i......

SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve - Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e......

Matësit inteligjentë - Komisioni europian miraton masa për kursimin e detyrueshëm të energjisë
Jo vetëm gjoba për ata që nuk ulin temperaturën e ngrohësve nën 19 gradë. Për të kontrolluar ata që shpërdorojnë energjinë do të përdoren dhe matësit......