Greqi, parku më i madh bregdetar në botë - Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar

Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër.
“Hellinikon” do të jetë një nga parqet bregdetare më të mëdha në botë, 600 mijë metra katrorë, dhe një rival ambicioz i hapësirave të gjelbërta të New York dhe Londrës. Kjo është faza e parë dhe më e rëndësishme e projektit ambicioz, i cili parashikon – brenda vitit 2025 – dhe 9 mijë njësi luksoze banimi, zyra, dyqane, 3 hotele dhe impiante sportive.
Drejtuesit e këtij projekti shprehen të bindur se kjo do e risjellë Greqinë në skenë dhe këtë herë për arsye të mira. Synohet që një numër i madh turistësh do të shkojnë në vend pikërisht për “Hellinikon”, për pikat arkitektonike të referimit, përzierjes së teknologjisë dhe mbrojtjes së ambjentit; si dhe do të jetë rasti i duhur për të thithur kapitalin e huaj në mënyrën më të mirë.
Një nga objektivat kryesore të projektit është ai i vlerësimit të rivierës së kryeqytetit me një gjatësi prej 3.5 kilometra. Porti turistik do të ketë 400 vende për varjat, ndërsa qytetarët do të mund të shfrytëzojnë një plazh publik me rërë të bardhë, 1 kilometër të gjatë.
Kostoja totale e investimit, që do të hapë vende pune për 85 mijë persona, është 8 miliard euro.
Kompania e ndërtimit ka krijuar një “Qendër Eksperience” e cila i lejon vizitorët që të shohin formën përfundimtare të projektit. Teknologjia lejon përjetimin e asaj që do të ndodhë pas tre vitesh.
Rreth 20 vjet më parë u inaugurua aeroporti ndërkombëtar i Athinës, që aktualisht është zemra e projektit më të madh të rikualifikimit urban në Europë. Një plan që prezanton qytetin si një destinacion të ri global në det.
SCAN
Sondazh

Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe - Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i......

SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve - Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e......

Matësit inteligjentë - Komisioni europian miraton masa për kursimin e detyrueshëm të energjisë
Jo vetëm gjoba për ata që nuk ulin temperaturën e ngrohësve nën 19 gradë. Për të kontrolluar ata që shpërdorojnë energjinë do të përdoren dhe matësit......

Izraeli dhe Gjermania drejt partneritetit strategjik
Gjermania do të bashkëpunojë në të ardhmen më shumë me Izraelin. Këtë e konfirmuan të hënën në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij izraelit......

Dollari amerikan në rënie të ndjeshme ndërsa Franga zvicerane forcohet edhe më tej!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 116.6 lekë sipas kursit......

‘Terminal i ri’ pasagjerësh në Tiranë - 820 milionë lekë për sipërfaqen 50 mijë metra katrorë
Terminali i Transportit publik të Tiranës do t’i nënshtrohet një investimit terësor. Për këtë qëllim është hapur tenderi 820 milionë lekë që parashikon......

KESH, tender për energjinë nga TEC - Siguri kibernetike për TEC Vlorë, fondi limit arrin në 44 milionë lekë!
Prodhimi i energjisë nga TEC-et ka krijuar kosto shtesë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 44 mln lekë, që......

Bujqësia “u shit” lirë tek të huajt - Shqiptarët paguan 37 lekë më shumë për çdo kg të importuar
Pavarësisht se edhe bujqësia ka qenë një ndër sektorët e prekur nga kriza e rritjes së çmimeve, kjo nuk ka sjellë pasoja tek eksportet bujqësore. Sipas të......