‘Terminal i ri’ pasagjerësh në Tiranë - 820 milionë lekë për sipërfaqen 50 mijë metra katrorë

Terminali i Transportit publik të Tiranës do t’i nënshtrohet një investimit terësor. Për këtë qëllim është hapur tenderi 820 milionë lekë që parashikon krijimin e një godinë për pasagjerët dhe të një parkingu të ri për autobuzët
Terminali Verior i Transportit Publik në Tiranë do t’i nënshtrohet transformimit. Bashkia e Tiranës ka nisur procedurat e tenderit me fond limit 820 milionë lekë për transformimin e terminalit që ndodhet te mbikalimi i Kamzës. Projekti parashikohet të realizohet brenda 24 muajve, në një sipërfaqe 50 mijë metra katrorë.
Ndërtimi i këtij terminali ka si qëllim sistemimin e autobuzëve që realizojnë mbulimin e shërbimit të transportit të linjave për jugun, Shqipërinë qendrore dhe veriore, si dhe ato ndërkombëtare që kryejnë itineraren e hyrje-daljeve nëpërmjet akseve Tiranës-Durrës dhe Tiranë-Kamëz.
Veç parkingut të ri për autobuzët parashikohet të ndërtohet një godinë 1 kateshe ku do të përfshihet biletaria, hapësirat tregtare dhe hapësirat e qendrimit të pasagjerëve. Krahas godinës 1 katëshe, do të ndërtohet edhe një kullë kontrolli, 3 kateshe.
Ky Terminal ka aktualisht një kapacitet të përbërë prej 30 vende nisje për zonën e jugut; 19 vende nisje për zonën e veriut; 5 vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve dhe 45 vende të destinuara për parkim.
Aktualisht në zonën e jugut operojnë gjithsej 33 destinacione, ndërsa për zonën e veriut operojnë 17 destinacione.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Ty5o-91qH90&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=13
Sondazh

KESH, tender për energjinë nga TEC - Siguri kibernetike për TEC Vlorë, fondi limit arrin në 44 milionë lekë!
Prodhimi i energjisë nga TEC-et ka krijuar kosto shtesë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 44 mln lekë, që......

Bujqësia “u shit” lirë tek të huajt - Shqiptarët paguan 37 lekë më shumë për çdo kg të importuar
Pavarësisht se edhe bujqësia ka qenë një ndër sektorët e prekur nga kriza e rritjes së çmimeve, kjo nuk ka sjellë pasoja tek eksportet bujqësore. Sipas të......

Inflacioni “rëndon” çantat e shkollës - Çmimet e lapsave, fletoreve të dyfishuara. Shpenzimet mesatare për një fëmijë mbi 5.000 lekë
Rreth 29 mijë nxënës u ulen për herë të parë në bankat e shkollë dhe 420 mijë të tjerë u rikthyen këtë të hënë. Ky rikthim është përkthyer edhe në kosto të......

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra - Në të gjithë vendin nisën vitin mësimor 250 mijë nxënës
Edhe ky vit shkollor filloi me më pak nxënës nëpër klasa. Emigracioni masiv ka bërë që në katër vitet e fundit nga sistemi ynë arsimor të largohen 58 mijë......

ERE “fikson” çmimet e energjisë për bizneset - Vendimi: Deri në dhjetor klientët në 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë 18.26 lekë/kwh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV nuk do të ndryshojnë deri në dhjetor të këtij viti. Enti Rregullator i......

Emergjencat, Shqipëria do shpenzojë 750 milionë dollarë - Ndryshon “hierarkia” e fatkeqësive madhore, në plan të parë rreziku teknologjik!
Ndërsa hierarkia e rreziqeve nga fatkeqësItë madhore ka ndryshuar tërësisht, me ngjitjen në krye të listës së riskut teknologjik, Shqipëria pritet të shpenzojë......

Risku teknologjik, raporti zbardh 4 qytetet më të ekspozuara - Vlerësimi i ri, Tirana e Vlora me rrezikun më të lartë. Prioritet, siguria kibernetike
UNDP në bashkëpunim me Qeverinë kanë përgatitur një dokument të ri për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë madhore në Shqipëri, i cili ngjit në vend të parë......

Pse paketa antikrizë nuk e zgjidh krizën? - Duro: Është përjashtuese, paga minimale rrit kostot e bizneseve
Paketa e dytë anktikrizë e bërë publike nga qeveria, e cila parashikon indeksim të pensioneve dhe pagave për disa kategori, mesa duket nuk do të arrijë ta......