Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2022, 14:03

ERE “fikson” çmimet e energjisë për bizneset - Vendimi: Deri në dhjetor klientët në 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë 18.26 lekë/kwh

Nga SCAN TV
ERE “fikson” çmimet e energjisë për bizneset -

Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV nuk do të ndryshojnë deri në dhjetor të këtij viti.

Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar se për periudhën gusht – dhjetor kjo kategori klientësh, që aktualisht furnizohen nga OSHEE, nën rolin  e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit të tarifohet me 18.26 lekë/kwh, ndërsa shkak për mos ndryshimin deri në fund të vitit është marrëveshja mes Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Korprporatës Elektorenergetike Shqiptare për sigurimin e energjisë me 12 lekë/kwh.

Ndërkaq, sa i takon bizneseve të lidhur në tensionin 35 KV, çmimi do të vijojë të caktohet çdo muaj për shkak të ndikimit nga kursi i euros. Ndërkohë që, për muajin gusht kjo kategori do të faturohet me 31.29 lekë/kwh.

Ky çmim është thuajse i njëjtë, me atë të muajit korrik, duke qenë se muajin paraardhës, u faturuan me 31.2 lekë/ kwh.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=kFicLY2DJCk

Sondazh

Poll
Rajoni 12 Shtator

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë!

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat