Risku teknologjik, raporti zbardh 4 qytetet më të ekspozuara - Vlerësimi i ri, Tirana e Vlora me rrezikun më të lartë. Prioritet, siguria kibernetike

UNDP në bashkëpunim me Qeverinë kanë përgatitur një dokument të ri për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë madhore në Shqipëri, i cili ngjit në vend të parë të listës rrezikun teknologjik.
Rreziqet teknologjike përfshijnë sistemet e transportit (tokë, det, ajër), një gamë të gjerë materialesh të rrezikshme (kimike, radiologjike, bërthamore, biologjike etj.) që mund të shkaktojnë aksidente në objektet industriale, rreziqet që lidhen me TIK-un duke pasur parasysh varësinë tonë të madhe nga teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në sektorë jetikë për ekzistencën tonë (banka, energji, shëndetësi, transport etj.) duke e bërë sigurinë kibernetike prioritet në rritje.
Ndryshe nga rreziqet e tjera të prioritizuara me Strategjinë, rreziqet tekniko-teknologjike nuk kanë origjinë natyrore. Një aspekt tjetër i rreziqeve tekniko-teknologjike është lidhja e tyre me strukturat sociale dhe ndikimi i tyre në mjedis. Thënë kjo, pajisjet dhe sistemet tekniko-teknologjike mund të rrisin ose zvogëlojnë cenueshmëritë tona si shoqëri dhe u hapin derën efekteve kaskadë të fatkeqësive.
Risku më i lartë nga fatkeqësitë teknologjike është regjistruar në qarqet me potencial të lartë ekonomik, duke përfshirë në Durrës, Fier, Tiranë dhe Vlorë. Pjesa tjetër e vendit mund të konsiderohet me nivel mesatar të riskut teknologjik.
Sa për ekspozimin ndaj fatkeqësive të shumëfishta, qarqet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive në vend përfshijnë Tiranën dhe Vlorën (risk i lartë), pasuar nga Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Shkodra (risk mesatar në të lartë). Berati, Dibra, Korça dhe Kukësi (risk mesatar), si dhe Gjirokastra dhe Lezha (risk i ulët në mesatar) janë më pak të rrezikuara për sa i përket tetë rreziqeve kryesore.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=b3fVnc5q28c
Sondazh

Pse paketa antikrizë nuk e zgjidh krizën? - Duro: Është përjashtuese, paga minimale rrit kostot e bizneseve
Paketa e dytë anktikrizë e bërë publike nga qeveria, e cila parashikon indeksim të pensioneve dhe pagave për disa kategori, mesa duket nuk do të arrijë ta......

2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri – Policia e shteti finalizon operacionin, në pranga 4 shtetas
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dijë se ka finalizuar operacionin e koduar “Ring” pas një hetimi disamujor......

Sipërmarrës i suksesshëm lind apo bëhesh ? / Ja procesi me 3 hapa që mund t’ju thjeshtojë punën
A lindin apo bëhen sipërmarrës të suksesshëm? Debati "lindur kundër krijimit" është ai që ka ndezur për shekuj me radhë, dhe ka disa shkolla të mendimit kur......

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë!
Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë......

Parashikime të zymta për ekonominë e Gjermanisë për vitin e ardhshëm!
Më 1 tetor, në Gjermani do të rritet paga minimale në 12 euro/ora. Ekspertët thonë se kjo do ta rrisë edhe më tej inflacionin. Sipas Instituti i Hulumtimeve......

Opozita e bashkuar turke kërkon një kandidat të përbashkët kundër Erdogan!
Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane si presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Kjo edhe për shkak të......

Greqia, 13,2 miliardë euro ndihma për qytetarët - 10 miliardë euro, për subvencionimin e energjisë elektrike dhe gazit për familjet e bizneset
Qeveria greke ka vlerësuar se rritja e ekonomisë për vitin 2022 po rishikohet në 5.3% dhe 2.1% për vitin 2023, ndërsa Produkti I Brendshëm Bruto pritet të......

Tregu europian i teknologjisë, 1.1 trilion dollarë - Përkundrejt klimës së pafavorshme do të rritet me 4% këtë vit
Tregu europian i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vazhdon të demonstrojë rezistencë ndaj paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe pasigurisë ekonomike.......