Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2022, 12:53

2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri – Policia e shteti finalizon operacionin, në pranga 4 shtetas

Nga SCAN TV
2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dijë se ka finalizuar operacionin e koduar “Ring”  pas një hetimi disamujor ku janë vënë në pranga 4 shtetas të huaj dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre pasi kanë transportuar me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Z.A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A.B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

SCAN

Sondazh

Poll
Rajoni 12 Shtator

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë!

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat