Tregu europian i teknologjisë, 1.1 trilion dollarë - Përkundrejt klimës së pafavorshme do të rritet me 4% këtë vit

Tregu europian i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vazhdon të demonstrojë rezistencë ndaj paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe pasigurisë ekonomike. Përkundrejt klimës së pafavorshme, vlera e këtij tregu në Europë pritet të arrijë në 1.1 trilion dollarë në vitin 2022. Kjo performancë do të thotë se, pavarësisht presioneve inflacioniste, luftës në Ukrainë dhe mungesës së punonjësve, tregu europian i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit do të rritet me 4% këtë vit. Sipas vlerësimeve të Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave (IDC), tregu në Europë do të mbetet në një trajektore rritëse në vitet e ardhshme.
Autorët e raportit vlerësojnë se vlera e tregut të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit do të arrijë në 1.4 trilion dollarë në vitin 2026, që përkthehet në një normë mesatare vjetore rritjeje prej 5% në periudhën 2021-2026. Investimi në softuer do të jetë karta e fortë e tregut në vitin 2022, me softuerin që do të jetë sektori i teknologjisë me rritjen më të shpejtë në bazë vjetore, i mbështetur nga platformat e inteligjencës artificiale dhe natyrisht cloud. I ndihmuar nga investimet në renë kompjuterike, tregu i softuerit do të mbetet elastik, ndryshe nga sektori i harduerit, që pritet të bjerë në vlerë me 0.1% këtë vit. Sipas analistëve, presionet inflacioniste, recesioni i pritshëm dhe lufta Rusi-Ukrainë po reduktojnë kërkesën për pajisje në Europë.
Sektori i konsumit, banka dhe prodhimi do të jenë ndër investitorët kryesorë në shpenzimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke thithur pothuajse 46% të investimeve totale të teknologjisë në vitin 2022. “Europa është prekur nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, shumë prej të cilave janë të lidhura me luftën në Ukrainë. Kjo po prek shumë industri, të cilat po i drejtohen automatizimit për të optimizuar proceset dhe minimizuar ndërprerjet”, komentojnë analistët e kompanisë.
Shumë kompani në Europë, si dhe në mbarë botën, do të investojnë në teknologji me synimin për të reduktuar presionin mbi stafin ekzistues, për të automatizuar proceset dhe reduktuar mbështetjen e tyre në punën njerëzore aty ku burimet njerëzore nuk janë të disponueshme. Megjithatë, tregu rus i teknologjisë, nuk do të ndjekë trendin e përgjithshëm pozitiv të tregut europian. Për Rusinë, analistët parashikojnë se shpenzimet e teknologjisë do të ulen me 23% në vitin 2022. Kjo do të ndodhë për shkak të një rënie të ndjeshme të shpenzimeve për harduer, lidhur me largimin e shumë kompanive të sektorit nga Rusia. Megjithatë, shërbimet softuerike dhe IT do të vazhdojnë të rriten edhe në tregun rus.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=SCf0Whky4Ds
Sondazh

BE, ndalim produkteve nga puna e detyruar - Nuk do të importohen në 27 vendet anëtare
Produktet e bëra me punë të detyruar nuk do të lejohen të importohen në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, sipas një drafti të parë nga agjencia e......

Çmimet e naftës në bursa sërish në rënie - Mes kufizimeve të Kinës për COVID-19 dhe rritjeve të mundshme të normave
Çmimet e naftës ranë të hënën me perspektivën e kërkesës globale për karburant të lënë në hije nga kufizimet e COVID-19 në Kinë dhe potenciali për rritje të......

300 miliardë euro për të përballuar koston e jetesës - Cilat janë vendet në Europë që ndihmojnë financiarisht qytetarët e tyre?
Shuma e parave që qeveritë në eurozonë po japin për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset që të përballen me rritjen e cmimit të energjisë dhe atë të kostos së......

FMN, ndihmë për vendet me të ardhura të ulëta - Synohet normalizimi i problemeve që lidhen me rritjet e çmimeve të ushqimeve
Fondi Monetar Ndërkombëtar po kërkon rrugë për të siguruar fonde emergjente për vendet që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga lufta......

Cili është rregulli 80/20? Udhëzuesi kryesor që përdorin sipërmarrësit më të mirë dhe më të zgjuar në botë!
Cili është rregulli 80/20 për të cilin të gjithë vazhdojnë të flasin? Jo, nuk është një pyetje matematikore. Dhe nuk po i referohemi dietës së të famshmëve......

Shpronësime për pronarët e prekur nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Unaza Lindore Tiranë, loti III / Rreth 45.6 milion lekë për përfituesit
Agjencia Shtetërore ka shpallur kërkesën për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i......

Gazi kërcen në 191 euro ndërsa Europa po vijon përpjekjet për një tavan mbi çmimin!
Rruga e çmimit të gazit vazhdon në rritje në tregun e Amsterdamit, pikë referimi për çmimin europian të metanit. Kontratat e së ardhmes TTF ranë 7.3% në 191.9......

Përfundon epoka e kartave Sim: Ja si do të zëvendësohen!
Përfundon epoka e kartave Sim dhe për këtë arsye edhe lamtumirë kartës brenda telefonit celular e ofruar nga operatori telefonik. Në vend të tyre, tashmë një......