300 miliardë euro për të përballuar koston e jetesës - Cilat janë vendet në Europë që ndihmojnë financiarisht qytetarët e tyre?

Shuma e parave që qeveritë në eurozonë po japin për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset që të përballen me rritjen e cmimit të energjisë dhe atë të kostos së jetesës, aktualisht është 300 miliard euro.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Reuters, qeveritë europiane kanë dhënë 282 miliard euro deri tani – 2.3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në kuadër të masave lehtësuese dhe kanë në plan të investojnë miliarda të tjera në gazsjellës.
Gjermania
Qeveria gjermane prezantoi në shtator një paketë të tretë ndihmash me vlerë 65 miliard euro, duke e cuar në 95 miliard euro totalin që nga muaji shkurt i këtij viti.
Kjo paketë përfshin rritjen e përfitimeve dhe një subvencion të transportit publik, dhe do të financohet me një taksë mbi kompanitë e energjisë.
Franca
Ministria franceze e financave vlerëson se masat e marra që nga viti i kaluar do të kushtojnë 67 miliard euro, përfshirë 24 miliard euro për të mbuluar tavanin e cmimeve të gazit dhe energjisë elektrike si dhe zbritjet e subvencionuara për karburantin e automjeteve.
Shpenzimet shtesë këtë vit janë mbuluar nga të ardhurat tatimore më të mira se sa pritej, të cilat i kanë lejuar qeverisë të qëndrojë në objektivin e saj për një deficit buxhetor prej 5 % të PBB-së.
Italia
Qeveria italiane deri më tani ka ndarë 52 miliardë euro dhe ka miratuar planet për një paketë të re, për të cilën një burim i tha Reuters se mund të ketë vlerë të paktën 10 miliardë euro.
Qeveria në largim i ka financuar paketat me të ardhura të rritura nga tatimi mbi vlerën e shtuar - TVSH - për kostot më të larta të energjisë, dhe duke përshtatur sektorë të tjerë të buxhetit të shtetit.
Qeveria ka refuzuar të rrisë deficitin fiskal të këtij viti mbi objektivin e prillit prej 5.6% përqind të PBB-së.
Spanja
Qeveria spanjolle ka mobilizuar mbi 30 miliardë euro. Kjo përfshin një paketë të parë me vlerë 16 miliardë euro në mars të përbërë nga ndihma direkte dhe kredi të subvencionuara dhe një paketë e dytë prej 9 miliardë euro në qershor që synon njerëzit me të ardhura të ulëta; rritje pensionesh si dhe subvencione për transportin hekurudhor dhe atë me autobus. Për të kufizuar ndikimin në deficitin buxhetor, Madridi synon të kompensojë pjesërisht koston me një taksë të përkohshme për bankat dhe kompanitë e mëdha të energjisë.
Holanda
Qeveria ka ofruar lehtësira të përgjithshme tatimore dhe mbështetje të synuar për familjet me të ardhura të ulëta me një kosto prej mbi 6 miliardë euro. Ajo po përgatit 16 miliardë euro të tjera në masa për vitin e ardhshëm, duke përfshirë një rritje prej 10% të pagës minimale dhe subvencione më të larta të lidhura me të ardhurat për kujdesin shëndetësor dhe qeranë, të cilat kryesisht do të paguhen nga taksat e korporatave dhe taksa speciale për kompanitë e naftës dhe gazit.
Greqia
Qeveria pret të shpenzojë më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar familjet, të cilat shpreson se mund të kompensohen me të ardhura rekord nga turizmi në mënyrë që të ruajë objektivin e saj fiskal për një deficit primar prej 2% të PBB-së.
Austria
Qeveria miratoi një paketë prej 6 miliardë eurosh në qershor, e cila përfshin përfitime të shtuara për grupet vulnerabël dhe subvencione për kompanitë që shpenzojnë shumë energji. Masat do të shtyjnë deficitin buxhetor në 4%.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=tQrZ5rK8EAw
Sondazh

FMN, ndihmë për vendet me të ardhura të ulëta - Synohet normalizimi i problemeve që lidhen me rritjet e çmimeve të ushqimeve
Fondi Monetar Ndërkombëtar po kërkon rrugë për të siguruar fonde emergjente për vendet që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga lufta......

Cili është rregulli 80/20? Udhëzuesi kryesor që përdorin sipërmarrësit më të mirë dhe më të zgjuar në botë!
Cili është rregulli 80/20 për të cilin të gjithë vazhdojnë të flasin? Jo, nuk është një pyetje matematikore. Dhe nuk po i referohemi dietës së të famshmëve......

Shpronësime për pronarët e prekur nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Unaza Lindore Tiranë, loti III / Rreth 45.6 milion lekë për përfituesit
Agjencia Shtetërore ka shpallur kërkesën për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i......

Gazi kërcen në 191 euro ndërsa Europa po vijon përpjekjet për një tavan mbi çmimin!
Rruga e çmimit të gazit vazhdon në rritje në tregun e Amsterdamit, pikë referimi për çmimin europian të metanit. Kontratat e së ardhmes TTF ranë 7.3% në 191.9......

Përfundon epoka e kartave Sim: Ja si do të zëvendësohen!
Përfundon epoka e kartave Sim dhe për këtë arsye edhe lamtumirë kartës brenda telefonit celular e ofruar nga operatori telefonik. Në vend të tyre, tashmë një......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin punësimin dhe PBB në Eurozonë
Tregjet europiane të aksioneve javë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke vijuar trendin pozitiv të javës së kaluar. Megjithatë, investitorët po......

Euro, në nivelin më të lartë në 3 javë - Mbështetet nga politika agresive monetare e Bankës Qendrore Europiane
Euro është ngjitur në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit përballë dollarit amerikan, në sesionin e parë të kësaj jave, pasi Banka Qendrore Europiane po......

Dëmi global i thatësirës arriti në 13.2 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit – 2022 më problematiku në 500 vitet e fundit
Ekspertët besojnë se viti 2022 do të jetë thatësira më e keqe në 500 vitet e fundit. Dëmet globale nga thatësira në shumë vende të planetit në periudhën......